Aeroporti i Stambollit realizon 1 500 fluturime në ditë

Të dielën aeroporti “Ataturk” në Stamboll ka regjistruar një rekord të ri duke realizuar gjithsej 1 500 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare.

istanbul atatürk havalimanı.jpg

Të dielën nga aeroporti “Ataturk” në Stamboll janë ngritur në fluturim 749 avionë, ndërsa kanë ateruar 751 avionë, duke thyer kështu edhe rekordin e aeroportit, njofton Drejtoria e Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore (DHMI).

Të dielën aeroportin e shfrytëzuan 156 941 pasagjerë

“Të dielën në aeroport, kur është fjala për fluturimet brenda vendit, janë realizuar 236 fluturime dhe 245 aterime. Lidhur me fluturimet ndërkombëtare, janë realizuar 513 fluturime dhe 506 aterime”, sqaron DHMI përmes një komunikate.

Nga aeroporti kanë fluturuar gjithsej 749 avionë, ndërsa kanë ateruar 751 avionë. Këtë ditë aeroportin e kanë shfrytëzuar 156 941 pasagjerë. Në këtë mënyrë, është thyer rekordi i të gjitha kohërave në aeroportin e Ataturkut, i cili bën pjesë në mesin e aeroporteve më të ngarkuar në botë. Rekordi i fundit ishte shënuar më 9 shtator të vitit 2016, kur ishin realizuar 1478 fluturime”, thuhet në njoftimin e DHMI-së.

Drejtori i përgjithshëm i DHMI-së, Serdar Huseyin Yildirim deklaroi se pavarësisht të gjitha problemeve, në mesin e të cilave gjendet edhe tentativa për grusht shteti më 15 korrik dhe sulmet terroriste të PKK-së, është arritur një sukses i madh dhe është shënuar rritje, kur është fjala tek aviacioni civil turk.

Përveç kësaj Yildirim theksoi se shifrat tregojnë se ka nevojë për ndërtimin e aeroporteve të reja.



Lajme të ngjashme