Turqi – Ora e parë e mësimit është për 15 Korrikun

Tentativa e organizatës FETO për të kryer grusht shteti në Turqi më 15 korrik do të trajtohet gjatë javës së parë të procesit mësimor që ka filluar sot në mbarë vendin.

Turqi – Ora e parë e mësimit është për 15 Korrikun

Zilja e mësimit sot në Turqi ka rënë për rreth 18 milionë nxënës. Viti shkollor 2016-2017 ka filluar sot dhe do të vazhdojë deri në datën 9 qershor 2017.

Javën e parë të mësimit një vend të veçantë do të zërë edhe sensibiliteti ndaj 15 Korrikut (tentativa e grushtit të shtetit në Turqi). Ceremonitë në shkollat e vendit do të organizohen me tematikën “15 Korriku, Fitorja e Demokracisë dhe Evokimi i Dëshmorëve”.

15 Korriku është trajtuar në orën e parë të mësimit për këtë vit. Nxënësve iu shpërndanë broshura që rrëfejnë tentativën e organizatës FETO për të kryer në Turqi grusht shteti.

Kurse në ditën e dytë të shkollës nxënësit do të shkruajnë letra për heronjtë e demokracisë.



Lajme të ngjashme