Siri – Merret kontrolli i 3 lagjeve në Rai

Në kuadër të operacionit Mburoja e Eufratit, që ka filluar me 24 gusht nën udhëheqjen e Forcave të Armatosura Turke (FAT) me qëllim pastrimin e veriut të Sirisë nga elementët terroristë, është marrë kontrolli i 3 lagjeve periferike të rajonit Rai.

Siri – Merret kontrolli i 3 lagjeve në Rai

Në një komunikatë me shkrim të Shtatmadhorisë turke janë dhënë informacione në lidhje zhvillimet në ditën e 26-të të Operacionit Mburoja e Eufratit.

5 grupe të forcave speciale të përbëra nga njësi të opozitarëve të dielën vazhduan sulmet e tyre kundër DAESH-it në drejtimin jugor ndërmjet zonave Azaz-Rai. Në zonën Rai u morr kontrolli i vendbanimeve Tel-Shair, Tall Ar dhe Kara Kuz.

Gjatë përleshjeve brenda ditës ranë dëshmorë 7 persona nga njësitë opozitare, ndërsa u plagosën 9 të tjerë.

37 objektiva të DAESH-it, të përcaktuara me anë të mjeteve mbështetëse të zjarrit u goditën me 142 predha obusi.

Avionë të Forcave Ajrore Turke kanë lëshuar 2 bomba mbi dy objektiva që gjendeshin në zonën Tel Ar dhe u shkatërruan 2 godina që përdoreshin nga elementë të DAESH-it.

Ndërsa në operacionin ajror të organizuar të dielën nga ora 20.34 deri në orën 22.09 (sipas orës lokale) në zonat Baragitah dhe Sandarah u morën në shënjestër dhe u asgjësuan 3 objektiva, që sipas përcaktimeve përdoreshin si depo municioni, hapësira strehimi dhe të ashtuquajtur qendër shtabi.

Forcat e Koalicionit (Ndërkombëtar) kanë kryer 5 operacione ajrore mbi elementët e DAESH-it, të përcaktuar më herët në zonat Baragidah, Gurur dhe Kadrish. Në këto sulme u neutralizuan 4 terroristë të DAESH-it dhe u shkatërruan 5 objekte.

Në vijën kufitare me Sirinë një avion pa pilot i tipit Bayraktar (me municion) dhe një avion vrojtues i telekomanduar vazhdojnë të kryejnë pa ndërprerje aktivitetin e zbulimit dhe vrojtimit.

Edhe njësi të Agjencisë së Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe të Gjysmëhënës së Kuqe turke (Kızılay) vazhdojnë pa ndërprerje aktivitetin e tyre logjistik ndaj Ushtrisë së Lirë Siriane dhe civilëve.

Po merret çdo lloj mase për të parandaluar dëmtimin e popullatës civile që jeton në këtë zonë.



Lajme të ngjashme