Ministri i Jashtëm Çavusoglu zhvillon takime zyrtare në Nju-Jork

Ministri i Jashtëm turk, i ndodhur në Nju-Jork të ShBA-së për pjesëmarrje në punimet e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dje filloi me takimet zyrtare.

thorbjorn jagland.jpg
miroslav lajcak.jpg
espen barth eide.jpg
peter thomson.jpg

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), i ndodhur në Nju-Jork të ShBA-së për pjesëmarrje në punimet e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dje filloi me takimet zyrtare.

Ministri Çavushollu në Nju-Jork u takua me zëvendëskryetarin e parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans, kryetarin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Peter Thomson, Përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide, Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, vendi i të cilit është kryesuese e radhës e BE-së, Miroslav Lajçak, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland dhe anëtarin e Kuvendit të Përfaqësuesve të ShBA-së, Eliot Engel.

Ministri Çavushollu gjatë takimit me Timmermans bisedoi në lidhje me tentativën e grusht shteti të 15 korrikut, për çështjet e migrimit dhe liberalizimit të vizave, ndërsa me kryetarin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Peter Thomson bisedoi për tentativën e grusht shteti, në lidhje me çështjet rajonale me në krye çështjen e refugjatëve dhe emigrantëve si dhe krizën e Sirisë.

Gjatë takimit të tij me Përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide, Ministri Çavushollu i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në procesin në vazhdim për gjetjen e zgjidhjes problemit të Qipros.

Në takimin me homologun e tij sllovak, Miroslav Lajçak, vendi i të cilit është edhe kryesuesja e radhës e BE-së, Çavushollu bisedoi në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE, çështjen e liberalizimit të vizave dhe çështjet në rendin e ditës të OKB-së.

Ndërkaq në takimin e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jaglan, u bisedua në lidhje me zhvillimet e jetuara pas tentativës së grusht shteti dhe për marrëdhëniet Turqi-BE.

Ndërsa me anëtarin e Kuvendit të Përfaqësuesve të ShBA-së, Eliot Engel u bisedua në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe.

Çavushollu gjithashtu mori pjesë edhe në darkën me temë Lindja e Mesme e shtruar për nder të ministrave nga ana e Institutit Ndërkombëtar të Paqes.



Lajme të ngjashme