Erdogan drejt Nju-Jorkut: Asnjë vend i botës s’do jetë i sigurt për FETO-n

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi mëngjesin e të hënës se asnjë vend i botës nuk do të jetë një strehë e sigurt për organizatën terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY)...

Erdogan drejt Nju-Jorkut: Asnjë vend i botës s’do jetë i sigurt për FETO-n

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi mëngjesin e të hënës se asnjë vend i botës nuk do të jetë një strehë e sigurt për organizatën terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Kreu i shtetit turk organizoi në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit një konferencë shtypi përpara se të nisej për në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ai theksoi se lufta kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste do të vazhdojë me vendosmëri duke marrë përmasa të reja gjatë periudhës në vijim.

“Tentativa për grusht shteti dhe qëndresa legjendare e popullit tonë përballë kësaj tradhtie më 15 korrik bënë që vëmendja të kthehet edhe një tjetër herë nga Turqia”, tha Erdogan.

Lideri turk rikujtoi se përmes operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit” po luftohet intensivisht kundër organizatave terroriste të përqendruara në Siri dhe vijoi me këto fjalë: “Na thonë që të mos përparojmë më tepër, por ne do të avancojmë. Do të shkojmë deri atje ku nevojitet. Ne duhet të eliminojmë kërcënimet, që i kanosen vendit tonë nga këto zona. Gjithashtu po kryejmë operacione të suksesshme brenda kufijve tanë kundër organizatave terroriste FETO, DAESH, PKK dhe zgjatimeve të tyre.”

Erdogan tërhoqi vëmendjen se çdo minutë e humbur në rrugën për zgjidhjen e krizës siriane është një burim turpi për Kombet e Bashkuara.

“Vendi ynë, që po mirëpret numrin më të madh të refugjatëve në botë, gëzon një pozicion të mirë në këtë aspekt. Do ta ngremë sërish në rend të ditës këtë përgjegjësi tonën, të cilën e kemi marrë përsipër vetëm”, u shpreh ai.

Më tej, Erdogan nënvizoi se do të paraqesin edhe një tjetër herë propozimin për zonë të sigurt.

“S’do të lejojmë në asnjë mënyrë një korridor terrorist. Vendbanimi i quajtur Manbij u përket arabëve, por disa përpiqen ta shfaqin sikur të ishte i PYD-së. Ne jemi ata që e njohim këtë rajon, prandaj këtu dëgjoni fjalën tonë. Ne dhe ju jemi bashkë në NATO. Të bëhemi bashkë dhe dorë për dorë të pastrojmë këtë fëlliqësirë”, apeloi Presidenti i Republikës së Turqisë.

I pyetur në lidhje me mbi 60 ushtarët sirianë, që SHBA-ja deklaroi se “i ka goditur gabimisht duke i kujtuar si terroristë të DAESH-it”, Presidenti Erdogan tha se Uashingtoni njoftoi se bëhet fjalë për një gabim.

Por – shtoi ai – natyrisht që realitetin dhe detajet në lidhje me këtë incident do t’i mësojmë më nga afër gjatë kontakteve tona në SHBA, kur t’i pyesim bashkëbiseduesit tanë drejtpërsëdrejti: “Çudi, si ndodhi kjo gjë?”



Lajme të ngjashme