Vizita e Shefit të Shtabit rus pas 11 vjetësh në Turqi u fokusua tek zhvillimet në Siri

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Rusisë, Valeriy Gerasimov u takua në Ankara me Shefin e Shtatmadhorisë së Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar.

Vizita e Shefit të Shtabit rus pas 11 vjetësh në Turqi u fokusua tek zhvillimet në Siri

Rendi i ditës u fokusua kryesisht tek zhvillimet e fundit në Siri dhe u shkëmbyen mendime në lidhje me çështjen e zgjidhjes së konfliktit në këtë vend.

Në takim u shqyrtuan detajet e luftës kundër Organizatës terroriste DAESH.

Në tryezë u shtruan operacionet e intensifikuara nga të dyja vendet kundër DAESH-it këto kohët e fundit.

Një temë tjetër që u bisedua në takim ishte operacioni ‘mburoja e Eufratit’.

Në takimin e Gjeneralarmate Akar dhe Gerasimov u shqyrtua edhe tema e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Turqisë dhe Rusisë. Një nga këto tema ishin edhe hapat që do të hidhen për të përforcuar këtë bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.  

Sipas burimeve ushtarake, uniteti i botëkuptimit të anës ushtarake të dy vendeve, u përforcua edhe më shumë me anë të këtij takimi.

Tërhiqet vëmendja se kjo vizitë që zhvillohet për herë të parë pas 11 vitesh, është një tregues i rëndësisë që i jep Federata ruse krijimit të një fuqie të madhe të Turqisë në rajon.



Lajme të ngjashme