Sirianët e strehuar në Turqi kthehen të lumtur në Jerablusin e pastruar nga DAESH-i

Numri i sirianëve, që u strehuan në Turqi për shkak të luftës civile në vendin e tyre dhe që u kthyen në Jerablus pas pastrimit nga DAESH-i në kuadër të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’, arriti në 1 mijë e 900.

Sirianët e strehuar në Turqi kthehen të lumtur në Jerablusin e pastruar nga DAESH-i
cerablus'a dönüşler sürüyor.jpg

Sirianët përjetojnë lumturinë e festimit të Kurban Bajramit së bashku me të afërmit e tyre në Jerablus.

Si pasojë e luftës civile që vazhdon prej 6 vjetësh, një pjesë e sirianëve të strehuar në Turqi, në ditën e 3-të të Kurban Bajramit aplikuan në Prefekturën e Gaziantepit për të shkuar në vendin e tyre.

Pas marrjes së lejes, numri i veprimeve të regjistrimit arriti gjithsej në rreth një mijë e 900.

Familjet siriane të përbëra shumica nga gra e fëmijë u kthyen në vendin e tyre. Sirianët që shkuan në Portën Kufitare Karkamësh (Karkamış) me rrobat dhe valixhe në duar, pasi kaluan kontrollin e sigurisë u dërguan në Jerablus.

Të gjithë ata që kërkojnë të shkojnë në Jerablus, mund të kthehen në atdhe pasi të kenë plotësuar procedurat e nevojshme.



Lajme të ngjashme