Operacioni ‘Mburoja e Eufratit’ vazhdon me vendosmëri

Në kuadër të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ që filloi nga ana e Forcave të Armatosuta Turke për të pastruar veriun e Sirisë nga elementet terroriste, objektiva e organizatës terroriste DAESH është goditur me 6 predha të obusit Furtuna.

Operacioni ‘Mburoja e Eufratit’ vazhdon me vendosmëri

Në kuadër të operacionit deri më sot 525 pozicione të organizatës terroriste DAESH jona goditur me 2.245 gjuajtjeve me artileri të rëndë.

Kurse nga ana e fuqive të kualicionit në operacionin kundër elementeve të DAESH-it të përcaktuara në rajonin Xhakka (Zeytinlik-Ullishte) u shkatërrua një pozicion murtaje.

Ndërkaq në përputhje me operacionin në vijën kufitare të Turqi në veri të Sirisë, në rajonet Jerablus dhe Rai vazhdojnë punimet e vrojtimit dhe të përcaktimit të objektivave. Në këtë rajon janë marrë nën kontroll 845 kilometra katrorë.

Për objektivat e papritura mbahen në gatishmëri avionët që i përkasin Forcave të Armatosura Turke.

Kurse me Mjetet Ajrore pa Pilotë (Bajraktar) zhvillohen pa ndërprerje veprimet e zbulimit dhe të vrojtimit. 

Kurse elementët e Departamentit të Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke vazhdojnë pa ndërprerje aktivitetet logjistike për Ushtrinë e Lirë të Sirisë dhe civilët në Siri. 

Në kuadër të operacionit bëhet një kujdes shumë i madh me qëllim që të qëndrohet larg nga zonat e banuara me qëllim që të mos dëmtohen civilët.

Objektivat terroriste që është parë e përshtatshme për tu goditur, sulmohen me municione precize inteligjente sipas një plani të përcaktuar. Kurse objektivat që informacioni nuk është tërësisht i konfirmuar, nuk goditen nga ana e forcave turke.



Lajme të ngjashme