Çelik: Bashkitë duhet ti shërbejnë popullit dhe jo FETO-s dhe PKK-së

Çelik mori pjesë në ceremoninë e takimit për bajram organizuar nga Partia AK në rrethin e Adanasë në nënprefekturën Pozanti.

Çelik: Bashkitë duhet ti shërbejnë popullit dhe jo FETO-s dhe PKK-së

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik tha se nëse populli nuk do të kishte bërë rezistencë ndaj tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) në datën 15 korrik, Turqia do të ishte pushtuar nga një fuqi e huaj.

Ai vlerësoi emërimet e bëra në vend të kryetarëve të shkarkuar nga detyra në 28 bashki në kuadër të hetimit ndaj organizatës terroriste PKK dhe FETO dhe tha se lufta zhvillohet kundër atyre mentaliteteve që mbrojnë organizatat terroriste FETO dhe PKK.

Në lidhje me emërimet e 28 kryetarëve të bashkisë, Çelik tha: “Pse bëhet emërimi në kujdestari (administrim i besuar)? Një pjesë e tyre, me mundësitë që kishin në duar ishin në shërbim të FETO-s, ndërsa një pjesë tjetër e këtyre kryetarëve i shërbenin PKK-së. Pse jua dhanë juve këtë autorizim? Ky autorizim ju dha për ti shërbyer popullit dhe shtetit. Por nëse ju jeni në shërbimin e PKK-së ose FETO-s, ky pushtet ju merret nga duart dhe në vendin tuaj emërohen njerëz që bëjnë një administrim të besuar për popullin dhe shtetin. Ajo me të cilën ne luftojmë është mentaliteti besnik ndaj organizatave terroriste FETO dhe PKK”.  

Ai u shpreh edhe në lidhje me tentativën e 15 korrikut dhe tha: “Kjo tentativë për grusht shteti kishte një ndryshim nga grusht shtetet e mëparshme. Në grusht shtetet e vitit 1960, 1971 dhe 1980 në objektivë ishte regjimi por në 15 korrik u bë tentativa për të shtënë në dorë një shtet të tërë, për të tja kaluar strukturën institucionale të shtetit një pushtuesi të huaj. Për këtë arsye ata që bënë rezistencë ndaj tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) në datën 15 korrik, luftuan që Turqia të mos pushtohej nga një fuqi e huaj. Ata bënë luftë për të mbrojtur atdheun” tha Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik.



Lajme të ngjashme