Erdoan i uroi Kurban Bajramin liderëve botërorë myslimanë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) që e priti Kurban Bajramin në Stamboll i telefonoi dhe i uroi bajramin disa udhëheqësve të vendeve myslimane.

Erdoan i uroi Kurban Bajramin liderëve botërorë myslimanë

Sipas informacioneve të marra nga presidenca, Erdoan zhvilloi nga një bisedë telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdülaziz Al Suud, Emirin e Katarit, Sheikun Temim bin Hamed Al Sani, PÇresidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Kryetarin e Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas, Kryeministrin e Pakistanit Nevaz Şerif dhe Kryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Halid Meşal.

Bëhet e ditur se në bisedat e zhvilluara me rastin e urimit të bajramit, Presidenti Erdoan uroi që Kurban Bajrami të bëhet shkas për sjelljen e paqes dhe mirëqenies për tërë njerëzimin duke filluar nga bota islame.



Lajme të ngjashme