Bozda: Ligjet në Turqi vihen nga të përzgjedhur e popullit dhe jo nga fuqitë e jashtme

Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) bëri të ditur se Turqia duke përdorë organin legjislativ dhe ekzekutiv dhe duke bërë detyrën e saj nuk do të lejojë ndërhyrjen e asnjë vendi tjetër.

Bozda: Ligjet në Turqi vihen nga të përzgjedhur e popullit dhe jo nga fuqitë e jashtme

“Nëse ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, John Bass nuk e ka përvetësuar ende këtë të vërtetë, ne do t’ia mësojmë atij me durim. Pasi kreymësuesi ynë është mësuesi më i mirë në botë” vlerësoi Bozda.

Në deklaratën e bërë në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Bozda theksoi Turqia është një vend tërësisht i pavarur, tërësisht sovran dhe një shtet i fuqishëm dhe i madh.

Ai theksoi se ligjet e Turqisë vendosen pa marrë miratimin e asnjë vendi dhe fuqie të huaj, por vendosen nga anëtarët e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë të përcaktuar nga vullneti i lirë i popullit, kurse zbatimi i tyre bëhet nga vetë organet ligjore të sjella në detyrë me vullnetin e popullit.   



Lajme të ngjashme