Jëlldërëm i shprehu Stoltenbergut vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër terrorit

Kryeministri Jëlldërëm priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Jëlldërëm i shprehu Stoltenbergut vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër terrorit

Kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për solidaritetin e treguar që në momentin e parë të tentativës për grusht shteti nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) në datën 15 korrik.

Në takimin Jëlldërëm-Stoltenberg u trajtua operacioni Mburoja e Eufratit i filluar nga Turqia për të pastruar elementet e terrorit në veri të Sirisë si dhe tentativa e puçit të dështuar të FETO-s.

Edhe Stoltenberg u shpreh se tentativa e urryer për grusht shteti përbën një sulm ndaj aleatit të NATO-s dhe vlerave të aleancës.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe në lidhje me tema që i interesojnë rendit të ditës së NATO-s.

Ndërkaq Kryeministri Jëlldërëm priti në takim Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn të cilët vizituan Turqinë në kuadër të “Mbledhjes së Dialogut Politik të Nivelit të Lartë”.

Më pas Jëlldërëm zhvilloi një bisedë 40 minuta me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë Borge Brende.



Lajme të ngjashme