Turqia, ylli që shkëlqeu në Samitin e G20-ës

Në Samitin e G20-ës që u zhvillu në qytetin Hangzhou të Kinës ku u mblodhën 20 vendet më të zhvilluara ekonomike të botës, padyshim që lideri që spikati më shumë ishte Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Turqia, ylli që shkëlqeu në Samitin e G20-ës

Pa filluar ende samiti të gjithë liderët u vunë në radhë për të biseduar me Presidentin Erdoan. Kërkesa e parë për takim erdhi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.

Madje përpara takimit Obama bëri edhe një deklaratë për kanalin televiziv CNN. Ai nënvizoi rëndësinë e Turqisë dhe u shpreh për “miqësinë e sinqertë” dhe “bisedat e sinqerta”. Gjithashtu duke iu referuar tentativës për grusht shteti në 15 korrik në Turqi u shpreh me fjalët: “Turqia kaloi një tërmet politik shumë të madh”.

Në të njëjtën mënyrë edhe nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përpara takimit me Erdoanin erdhën deklarata në lidhje me Turqinë. Në deklaratat e bëra përpara samitit nxori në shesh se vëmendja e tërë liderëve është mbi Turqinë. Shumë liderë botërorë që nga Gjermania etj u takuan me liderin Turk Erdoan. Takimet kishin në fokus ekonominë, politikën dhe strategjinë.

Në krye të vendeve që përfituan më shumë në G20 vjen Republika e Turqisë. Me marrëveshjet e bëra në fund të bisedimeve dypalëshe dhe ndërmjet delegacioneve veçanërisht me Republikën Popullore të Kinës dhe Rusinë, Turqia siguroi një kontribut shtesë prej qindra miliardë dollarësh çdo vit në tregtinë e jashtme. Republika e Turqisë vjen në krye të vendeve më të varfra në botë nga aspekti i burimeve të naftës dhe karburëve fosile. Për këtë arsye për importin e energjisë dhe naftës shpenzon 65 miliardë dollarë amerikanë në vit.

Marrëveshjet e reja të energjisë së Turqisë me Republikën Popullore të Kinës dhe Rusinë do të shpëtojë në një nivel të madh vartësinë e saj (Turqisë) për naftë dhe karburë. Pra në vit 65 miliardë dollarë do ti mbeten buxhetit të Turqisë. Dhe kjo do të thotë se do të mbetet më tepër buxhet për punimet që Presidenti Erdoan ka më shumë dëshirë siç janë punimet shkencore, industriale dhe të zhvillimeve të sektorit të mbrojtjes. Po i njëjti lider, pra presidenti Erdoan është Ai që e ka ngritur sistemin shëndetësor në një nivel më të lartë se sa ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto 65 miliardë dollarë që do të shumëfishohen çdo vit do të vihen në veprim duke e bërë Turqinë në procesin e ardhshëm një nga vendet më të preferuara të emigrimit mendor (inteligjentët) teknologjisë nano dhe siber dhe sektorit të mbrojtjes.

Pas takimeve me dyer të mbyllura për median të delegacioneve të Kinës dhe Turqisë, një fjali e thënë nga Ministri turk i energjisë në konferencën për shtyp ose i shpëtoi medias ose media bëri sikur nuk e vuri re. Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha: “Turqia filloi punimet për centralin e tretë të energjisë bërthamore dhe së shpejti do të deklarohet vendi që do të ndërtohet”. Kjo fjali vë qartë në shesh dëshirën e Turqisë për të qenë një vend pretendent në lidhje me teknologjinë bërthamore dhe energjinë.  

Turqia prej afërsisht gjysëm shekulli përpiqet të ndërtojë centralin e energjisë bërthamore. Shumë qeveri turke bënë përpjekje për këtë por kjo mbeti vetëm në tentativë. Pasi veçanërisht qarqet e huaja, në arenën ndërkombëtare  e morën Turqinë nën bllokadë me një propagandë të errët. Një tjetër temë që tërheq veçanërisht vëmendje është se sponsori më i madh i organizatave mjedisore ndërkombëtare që dalin kundër centralit të energjisë bërthamore në Turqi është një kompani gjigande botërore e naftës.

Por në mbledhjen e G-20 të zhvilluar ditë më parë në Kinë ku morën pjesë 20 vendet më të zhvilluara, heshtja e këtyre organizatave ndaj investimit të Turqisë edhe për centralin e tretë bërthamorë, tregon fuqinë politike dhe aftësinë bindëse të liderit turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip  Erdoğan) në arenën ndërkombëtare. Në mbledhjen e G20-ës lideri turk tërhoqi vëmendjen në dy rreziqe globale që njëkohësisht janë kërcënime. Një prej tyre është Organizata Terroriste e Armatosur Gyleniste që për herë të parë në botë gjendet e organizuar pothuajse në të gjitha vendet dhe loja shumëkombëshe e luajtur mbi politikën dhe ekonominë e Turqisë. Ndërkohë që ekonomia e tërë botës është në stanjacion, ekonomia e Turqisë është në hov dhe çdo vit bën miliarda dollarë investim. Projektet që sot është duke zhvilluar Turqia janë projektet më të mëdha të botës.

Erdoani shpjegoi se lojërat që luhen mbi Turqinë do ti kushtojnë shumë ekonomisë botërore. Pasi nga investimet qindra miliarda dollarë në Turqi kanë gjetur punë kompanitë e të gjitha vendeve të G20-ës dhe një numër i madh njerëzish të këtyre vendeve janë punësuar në projektet që ka vënë në zbatim Turqia. Jo vetëm vendet e G20-ës por edhe vende të tjera të Evropës, Ballkanit e deri në Azi nxjerrin përfitim ekonomik nga këto investime të Turqisë. Si rrjedhojë në momentin që tronditet politika ose struktura ekonomike e Turqisë tronditet edhe bursa dhe ekonomitë e gjithë atyre vendeve.

Një tjetër element kërcënimi ndërkombëtar që tërhoqi vëmendjen lideri turk Erdoan është Organizata Terroriste Gyleniste. Kjo organizatë terroriste është e organizuar në 194 vende dhe është më e rrezikshme se DAESH-i dhe Al Kaeda. Ndërkohë që DAESH-i dhe Al Kaeda vrasin njerëz duke përdorë fenë islame, Organizata Terroriste Gyleniste duke filluar nga feja islame, e krishterë dhe çifute përdor të gjitha fetë edhe budizmin dhe hinduizmin për përfitimet e veta. Ndërkohë që të gjithëve i tregon fytyrën me buzëqeshje, kjo organizatë kur e sheh të nevojshme vret masivisht njerëzit me avionë luftarakë, helikopterë dhe tanke.

Shembullin e masakrës makabër të Organizatës Terroriste Gyleniste  e pamë në Turqi në 15 korrik 2016. Terroristët gylenistë të infiltruar në ushtrinë turke, çdo lloj arme të shtënë në dorë e përdorën ndaj popullit, policëve dhe oficerëve turq. Organizata Terroriste Gyleniste, krahas vendeve të Azisë në përgjithësi dhe asaj qendrore në veçanti ka një organizim shumë të fuqishëm edhe në vendet e Evropës Perëndimore.

Kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjendja është edhe më e mjeruar. Duke filluar nga Teksasi, bëhet e ditur se në shumë shtete të Amerikës sistemi i arsimit është tërësisht nën kontrollin e kësaj organizate. Edhe në të dyja krahët e politikës amerikane atë demokrat dhe republikan struktura në fjalë gjendet e organizuar në një mënyrë shumë efektive. Mendoni një organizatë terroriste që ndërkohë që vret civilët, policët, ushtarët e oficerët në Turqi, në të njëjtën kohë merr pjesë si mysafir shumë i rëndësishëm (VIP) në festën e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë. Ata kanë rrethuar si oktapod me krahët e tyre kandidaten amerikane për president, Hillary Clinton.

Organizata Terroriste Gyleniste që është infiltruar në damarin kryesor të shtetit duke përdorë ndjenjat e pafajshme të njerëzve  për fat të keq mbrohet nga ana e shumë aleatëve të Turqisë. Nëse kjo organizatë të masakrojë civilët, policët dhe ushtarët amerikanë, gjermanë afrikano jugorë, indianë ose holandezë politikanët a do të munden që ti japin llogari popullit të tyre?

Lideri turk Erdoan tërhoqi vëmendjen e tërë botës në kërcënimin e kësaj organizate terroriste ndërkombëtare. Le të shohim se sa do ta kuptojnë këtë kërcënim vendet e G20-ës.



Lajme të ngjashme