Izraeli do të dëmshpërblejë familjet e viktimave të Mavi Marmarasë

Në Fletoren Zyrtare u publikua marrëveshja ndërmjet Turqisë dhe Izraelit për dëmshpërblimin në lidhje me ngjarjen e bastisjes së Anijes Mavi Marmara në vitin 2010.

Izraeli do të dëmshpërblejë familjet e viktimave të Mavi Marmarasë

Sipas marrëveshjes që hyri në zbatim Izraeli duhet i paguaj familjeve të viktimave që humbën jetën në ngjarje 20 milionë dollarë.

Ndarja e dëmshpërblimit, që do të dërgohet brenda 25 ditëve, do të bëhet nga ana e autoriteteve turke.

Me marrëveshje në lidhje me Anijen Mavi Marmara nënshtetasit izraelitë nuk do të kenë përgjegjësi ligjore.

Në datën 31 maj 2010, si pasojë e ndërhyrjes në ujërat ndërkombëtare të forcave izraelite ndaj anijes që dërgonte ndihma humanitare në Gazë, 9 nënshtetas turq u vranë dhe shumë aktivistë të tjerë mbetën të plagosur.



Lajme të ngjashme