Dëshmia e terroristit: Aleancë PKK-FETO për grusht shteti në Turqi

Është zbardhur një dëshmi shumë e rëndësishme, që shpalos lidhjen organike dhe aleancën ndërmjet organizatave terroriste FETO e PKK rreth planifikimit të puçit të 15 korrikut...

Dëshmia e terroristit: Aleancë PKK-FETO për grusht shteti në Turqi

Është zbardhur një dëshmi shumë e rëndësishme, që shpalos lidhjen organike dhe aleancën ndërmjet organizatave terroriste FETO e PKK rreth planifikimit të puçit të 15 korrikut.

Një terrorist i PKK-së, që u kap i plagosur pasi organizoi sulmin e 17 gushtit kundër Policisë së Vanit dhe atë të 2 prillit kundër drejtorisë rajonale policore në po të njëjtën provincë, ka deklaruar në spital se ishin informuar më parë në lidhje me puçin e 15 korrikut dhe prandaj kishin ndërprerë sulmet gjatë asaj periudhe.

“Por kur e pamë që tentativa dështoi, atëherë filluar përsëri aktet”, ka shtuar ai.

Ndërkohë që inteligjenca turke ka pohuar se PKK-ja nuk ka qenë aktive gjatë tentativës puçiste dhe se po hetonin në lidhje me arsyen e kësaj taktike të dyshimtë të organizatës terroriste, dëshmia në spital e terroristit të PKK-së ka hedhur dritë mbi gjithçka në lidhje me këtë çështje.

Siç thekson hetuesia, kjo është një provë e fuqishme që tregon lakuriqësisht aleancën terroriste PKK-FETO për grusht shteti në Turqi.



Lajme të ngjashme