3 ushtarë turq bien dëshmorë në operacionin ‘Mburoja e Eufratit’

Në operacionin Mburoja e Eufratit kundër organizatave terroriste me në krye atë të DAESH-in në rajonin Jarablus të Sirisë që vazhdojnë Forcat e Armatosura Turke 3 ushtarë Turq ranë dëshmorë ndrësa u plagos edhe një ushtar.

568711

Ndërkaq bëhet e ditur se avionët luftarakë të Forcave Ajrore Turke kanë shkatërruar sot katër pozicione të organizatës terroriste DAESH në 3 rajone të ndryshme në Siri. 

Avionët turq për dhjetë minuta, në periudhën kohore prej orës 09:34 deri në 09:44 sot në mëngjes qëlluan dhe shkatërruan katër pozita fikse të terroristëve të DAESH-it në vendet siriane Tall Ali, Tell el Hava dhe Vukuf. 

Siç njoftohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) avionët turq pas kryerjes me sukses të detyrës janë kthyer të sigurt në bazën ajrore. 

Në kuadër të operacionit edhe dje, duke hyrë nga të dyja anët u mor kontrolli i Kantara-s, Esh Shehid-it, El Humran-it dhe Tashllëhyjyk-ut (Taşlıhüyük). 

Ndaj 12 objektivave të organizatës terroriste DAESH janë hedhur 51 predha furtuna. 

Së bashku me këtë , që nga fillimi i operacionit e deri më sot janë bërë 2 mijë e 32 gjuajtje kundrejt 457 objektivave. 

Nga avionët luftarakë të forcave të koalicionit, në rajonin Yahmul, u shkatërruar një automjet me armë që i përkiste organizatës terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme