Çelik: Turqia e bëri të sajën për emigrantët, tani radhën e ka BE-ja për vizat

"Turqia e ka bërë atë që kishte marrë përsipër dhe tani është radha e Bashkimit Evropian që ta bëjë hapin e ardhshëm", deklaroi ministri turk për Çështjet e BE-së, Omer Çelik, lidhur me marrëveshjen e arritur me BE-në dhe liberalizimin e vizave...

Çelik: Turqia e bëri të sajën për emigrantët, tani radhën e ka BE-ja për vizat

"Turqia e ka bërë atë që kishte marrë përsipër dhe tani është radha e Bashkimit Evropian që ta bëjë hapin e ardhshëm", deklaroi ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik, lidhur me marrëveshjen e arritur me BE-në dhe liberalizimin e vizave.

Në një konferencë shtypi pas takimeve zyrtare dyditore në Lisbonë, Çelik u shpreh se "Turqia ka bërë atë që nuk e ka bërë askush. Turqia, pa marrë asnjë ndihmë nga bota, ka mirëpritur tre milionë refugjatë, në të njëjtën kohë ka luftuar kundër terrorizmit".

"Rrjedhimisht, tani është radha e BE-së që ta bëjë hapin e ardhshëm", theksoi ai.

"Ne i qëndrojmë kornizës së marrëveshjes së 18 marsit. Megjithatë nevojiten mekanizma të reja. Liberalizimin e vizave e shohim si çësthje kyçe. Nëse nuk realizohet kjo, atëherë marrëveshjet nuk do të jenë funksionale", shtoi Çelik.

Kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin tha se Evropa po përballet me një krizë të madhe emigracioni, që në histori njihet si emigrimi i fiseve, duke nënvizuar se deri tani Turqia e ka mbrojtur Evropën nga kjo krizë e madhe.



Lajme të ngjashme