Nis kthimi i refugjatëve sirianë nga Turqia në Jarabulus

Grupi parë prej 250 sirianësh, të cilët ishin arratisur nga lufta civile në Siri dhe strehuar vitin e kaluar në Turqi, kaluan nga pika kufitare “Karkamis”, që u hap të mërkurën pasi ishte mbyllur më 17 janar 2014...

567212
Nis kthimi i refugjatëve sirianë nga Turqia në Jarabulus

Banorët e vjetër të zonës së Jarabulusit, në veri të Sirisë, çliruar nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH falë operacionit “Mburoja e Eufratit”, filluar nga ushtria turke më 24 gusht, po kthehen në atdheun që u mungonte prej vitesh.

Grupi parë prej 250 sirianësh, të cilët ishin arratisur nga lufta civile në Siri dhe strehuar vitin e kaluar në Turqi, kaluan nga pika kufitare “Karkamis”, që u hap të mërkurën pasi ishte mbyllur më 17 janar 2014.

Në këtë mënyrë, për herë të parë do të shohin atdheun e tyre edhe disa fëmijë sirianë, që kanë lindur në Turqi.

Sakaq, zv/prefekti i Gaziantepit, Nursal Çakiroglu, i cili aktivizohet vullnetarisht si koordinator për ndihmat humanitare në Karkamis, bëri me dije se në Jarabulus do të mbërrijë brenda një kohe të shkurtër edhe elektriciteti me ujin e pijshëm.

“Punimet për përgatitjen të gjithë infrastrukturës së nevojshme kanë nisur prej disa ditësh. Ndihmat humanitare, si dhe materiale e nevojshme për ndërtimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës do të dërgohen urgjentisht nga pika jon kufitare (Karkamis). Kështu vijojnë përgatitjet për të furnizuar Jarabulusin me energji elektrike dhe ujë brenda një kohe të shkurtër. Po ashtu, atje do të funksionojë sa më parë të jetë e mundur edhe një spital fushor”, siguroi ai.



Lajme të ngjashme