‘Mburoja e Eufratit’ shpresë për popullin e rajonit

Agjencia turke e lajmeve, Anadolli raporton se operacionet e ndërmarra nga Ushtria e Lirë Siriane në kuadër të Operacionit "Mburoja e Eufratit" kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë ndiqen nga afër nga popullata e rajonit.

‘Mburoja e Eufratit’ shpresë për popullin e rajonit

Operacioni "Mburoja e Eufratit" kundër kërcënimeve terroriste në rajonin Jarabulus të Sirisë në kufi me Turqinë nga forcat speciale të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe të forcave ajrore të koalicionit vazhdon me tërë shpejtësinë.

Bashkimi i linjës Azez - Jarabulus në ditën e 12 (05.06.2016) të operacionit ka gjallëruar shpresat e popullit kryesisht të atyre që kanë ardhur nga rajonet nën kontrollin e DAESH-it dhe që jetojnë në kampe.

Drejtori i qytetit çadër Succo në rajonin Azez të Halep-it, Husejin Derric për gazetarin e AA-së ka theksuar se në kampin e tyre ndodhen shumë familje të cilat janë larguar nga organizata terroriste DAESH.

Duke theksuar se zhvillimet në rajon ndiqen nga afër nga të gjitha familjet, Derric tha se "Ky operacion është bërë një burim i shpresës si për sirianët brenda vendit ashtu edhe për ato jashtë. Tek njerëzit është rritur shpresa për tu rikthyer në shtëpitë e tyre të grabitura nga organizata terroriste PYD dhe DAESH. Allahu e ndihmoftë Turqinë dhe Ushtrinë e Lirë Siriane".

Gjtihashtu Derric u shpreh se populli i rajonit është mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga Turqia.

Një nga përgjegjësit administrativ të kampit, Mecd Vaad ka theksuar se DAESH-i ka ushtruar presion mbi qytetarët në rajonet që ka nën kontroll dhe se ato për këtë arsye janë strehuar në kampe.

Duke vënë në dukje se Operacioni "Mburoja e Eufratit" i nisur me mbështetjen e Turqisë do të shpëtojë njerëzit nga kampet, Vaad u shpreh: "Aktualisht populli ndodhej i izoluar në një hapësirë të ngushtë. Në këtë mënyrë hapësira e jetesës do të zgjerohet. Njerëzit luten për lajme të mira. Këto operacione gjithashtu kanë penguar edhe formimin e kantoneve në këtë rajon. Shpresojmë që Siria do të mbesë një vend i vetëm me mbështetjen e Turqisë."

Ndërsa një prej banorëve të kampit, 65 vjeçari Abudi Sarhan ka treguar se si pasojë e kërcënimit të DAESH-it afërsisht 6 muaj më parë u largua nga rajoni El Bab drejt kufirit të Turqisë.

Pasi ka pohuar se kanë dëgjuar fjalë të mira për operacion "Mburoja e Eufratit" dhe se kanë besimin që do të jetë me sukses, Sarhan ka shprehur falënderimet ndaj Turqisë për mbështetjen e ofruar si dhe ka uruar që të shpëtohet edhe zona mes Jarabulus-it dhe El Bab që ato të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në rajon krahas njerëzve që jetojnë në qytetin e çadrave dhe të kontejnerëve ndodhen edhe njerëz të cilët jetojnë nëpër çadrat e ngritura nën pemë.

Hadixhe Ummu tregon se 6 muaj më parë janë larguar nga fshati Igde duke mbërritur në një zonë të sigurt pranë kufirit me Turqinë. Ajo tha se vetëm në një çadër jetojnë 12 persona, si djemtë, nuset dhe nipër e mbesa.

Pasi ka theksuar se ashtu si ato ndodhet një numër i madh familjesh që jetojnë nëpër çadra që ndodhen në kushte jo të mira gruaja siriane u shpreh se "Nuk ka bukë, ujë çadra. Jetojmë në kushte të vështira. Shpresojmë që të kthehemi në shtëpitë tona pa filluar dimri. Sepse në këto kushte të vështira me fëmijët është shumë e vështirë. Sytë dhe mendjet tona janë të përqendruara te operacionet. Urojmë që Turqia të hyjë në rajon dhe të shpëtojmë nga kjo organizatë terroriste.



Lajme të ngjashme