Yildirim premton 5,4 mld. $ investime në lindje e juglindje të Turqisë

Kryeministri turk, Binali Yildirim, deklaroi se qeveria e tij do të investojë 16 miliardë lira turke (5.4 miliardë dollarë) për zhvillimin e zonave lindore dhe juglindore të vendit...

Yildirim premton 5,4 mld. $ investime në lindje e juglindje të Turqisë

Kryeministri turk, Binali Yildirim, deklaroi nga provinca Diyarbakir se qeveria e tij do të investojë 16 miliardë lira turke (5.4 miliardë dollarë) për zhvillimin e zonave lindore dhe juglindore të vendit.

“Ne do të rinovojmë qendrat tona, të cilat janë të dëmtuara nga ekstremizmi i organizatës terroriste dhe separatiste PKK-së, duke bërë shkolla, ndërtesa, parqe, xhami, etj.”, tha ai.

Qeveria ka vlerësuar paraprakisht rreth 6.000 ndërtesa, që janë shkatërruar nga grupet ekstremiste të PKK-së gjatë operacionit të sigurisë, nisur verën e kaluar. Rrënimi nxjerr një kosto prej 1 miliard lira turke (345 milionë dollarë) për zëvendësimin e ndërtesave.

Yildirim tha se 10 miliardë lira turke (rreth 3,4 miliardë dollarë) do të përdoren vetëm për shtatë provinca, ndërsa pjesa tjetër e parave do të investohen në qytete të tjera.

Plani i Veprimit për Zhvillim ka për qëllim të ndërtojë 10 fabrika të reja çdo vit në krahinat juglindore, ndërsa investitorët do të kenë mundësinë e huazimit të parave nga qeveria me zero interes.

“Qeveria do të krijojë vende të reja pune”, siguroi Binali Yildirim dhe theksoi rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të problemit të papunësisë në rajon.

Kryeministri po ashtu ka dhënë lajmin se “do të ndërtohen 67.000 shtëpi, 15 spitale, 3 stadiume dhe 51 stacione policore të reja”.



Lajme të ngjashme