“Mburoja e Eufratit” – Shkëputet lidhja fizike e DAESH-it me kufirin e Turqisë

Organizata terroriste DAESH nuk ka më kontakt fizik me kufirin e Turqisë. Është bashkuar linja Azez-Jarabulus në veri të Sirisë...

565225
“Mburoja e Eufratit” – Shkëputet lidhja fizike e DAESH-it me kufirin e Turqisë
azez-cerablus hattı.jpg
Azez Cerablus hattı birleşti ARNAVUTÇA

Organizata terroriste DAESH nuk ka më kontakt fizik me kufirin e Turqisë.

Ushtria e Lirë Siriane, mbështetur nga ushtria turke (TSK) në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", vazhdon të përparojë në dëm të DAESH-it duke bashkuar linjën ndërmjet qyteteve siriane Azez-Jarabulus.

Në kufirin turko-sirian është formuar kështu një brez pa prani të elementëve terroristë.

Vetëm në 12 ditë, operacioni ushtarak “Mburoja e Eufratit” arriti të çlirojë nga organizata terroriste DAESH një sipërfaqe rreth 600 km2.

Në këtë mënyrë është përmbushur një nga objektivat e operacionit, që Forcat e Armatosura të Turqisë filluan më 24 gusht 2016 nën drejtimin e koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it.

E mbështetur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), Ushtria e Lirë Siriane ka marrë kontrollin e përgjithshëm të zonës së Jarabulusit, në pjesën perëndimore të lumit Eufrat dhe në verilindje të Halepit.

Ky operacion u përshpejtua me hyrjen e një grupi të mjeteve të blinduara të ushtrisë turke nga qyteza Elbeyli e provincës Kilis të Turqisë në Al-Rai.

Në fazën e dytë të operacionit, fronti i ri u mbështet nga avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Turqisë.

Falë një taktike të re, sulme ajrore kundër terroristëve të DAESH-it u organizuan gjithashtu nga avionët luftarakë amerikanë, tip “A10”, në vendbanimet Mintakat, Kandurah dhe Vukuf, në juglindje të Jarabulusit.

Po ashtu, 3 objektiva u asgjësuan në Al-Kadi dhe një në Vukuf.

Forcat opozitare çliruan nga DAESH-it fshatrat Tuveyran, Haliliye, Bab Lemon, Haj Veli dhe Okuzolduren përreth Al-Rait.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë bëri me dije se që nga dita e fillimit të operacionit “Mburoja e Eufratit” më 24 gusht e deri më sot, janë bërë gjithsej 1.599 qitje dhe janë asgjësuar 383 objektiva terroriste.

Ndërkohë, njësitë ushtarake turke të dislokuara në vijën kufitare po garantojnë sigurinë e operacionit në veri të Sirisë.

Plot 20 objektiva të DAESH-it janë asgjësuar me 52 predha obusi dhe 20 raketa të sistemeve turke të lëshimi të shumëfishtë “TR 122”.

Gjithashtu, janë çaktivizuar 11 mina dhe 325 kurthe me bomba artizanale.

Brezi i spastruar nga elementët terroristë ndërmjet Azezit dhe Jarabulusit, që u formua në ditën e 12-të të operacionin nga forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, mbështetur edhe nga ushtria turke, zbret 3-5 km në brendësi të Sirisë dhe shkëput lidhjen e drejtpërdrejtë fizike të DAESH-it me kufirin e Turqisë.

Ushtria e Lirë Siriane e festoi këtë arritje duke hapur zjarr në ajër.

Që nga dita e parë e operacionit, Forcat e Armatosura të Turqisë po marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar lëndimin e civilëve.

Burimet nga forcat e sigurisë bëjnë me dije se operacioni “Mburoja e Eufratit” do të vazhdojë dhe se brezi pa prani terroriste në linjën Azez-Jarabulus do të zgjerohet.

Sakaq, një prej 19 pjesëtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane, që ishin plagosur gjatë luftimeve në Al-Rai dhe ishin dërguar për kurim në Kilis të Turqisë, ka humbur jetën në spital.



Lajme të ngjashme