“Mburoja e Eufratit” – Pranë bashkimit linja Azez-Jarabulus në veri të Sirisë

Ushtria e Lirë Siriane, mbështetur nga ushtria turke (TSK) vazhdon të spastrojë nga terroristët linjën ndërmjet qyteteve siriane Azez-Jarabulus në kufi me Turqinë, e cila kontrollohet nga DAESH-i. Për lidhjen fizike mes dy zonave kanë mbetur 12 km...

“Mburoja e Eufratit” – Pranë bashkimit linja Azez-Jarabulus në veri të Sirisë
"Mburoja e Eufratit" – Pranë bashkimit linja Azez-Jarabulus në veri të Sirisë
"Mburoja e Eufratit" – Pranë bashkimit linja Azez-Jarabulus në veri të Sirisë

Ushtria e Lirë Siriane, mbështetur nga ushtria turke (TSK) në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", vazhdon të spastrojë nga terroristët linjën ndërmjet qyteteve siriane Azez-Jarabulus në kufi me Turqinë, e cila kontrollohet nga organizata terroriste DAESH. Për lidhjen fizike mes dy rajoneve kanë mbetur vetëm 12 km...

Ushtria e Lirë Siriane, mbështetur nga ushtria turke (TSK) në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", vazhdon të spastrojë nga terroristët linjën ndërmjet qyteteve siriane Azez-Jarabulus në kufi me Turqinë, e cila kontrollohet nga organizata terroriste DAESH. Për lidhjen fizike mes dy rajoneve kanë mbetur vetëm 12 km.

Në këtë mënyrë vazhdon operacioni “Mburoja Eufratit”, nisur më 24 gusht kundër kërcënimeve terroriste në qytetin Halep nga forcat speciale të ushtrisë dhe forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it.

E mbështetur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), Ushtria e Lirë Siriane ka marrë kontrollin e përgjithshëm të zonës së Jarabulusit, në pjesën perëndimore të lumit Eufrat dhe në verilindje të Halepit.

Opozitarët synojnë të çlirojnë nga DAESH-i fshatrat Ganime, Suveyda, Kandura (e poshtme), Ras el-Juz dhe Beyt Muhammed Hilal, përreth përroit Sucu.

Në Jarabulus, Ushtria e Lirë Siriane ka zbritur 24 km në thellësi të kufirit jugor të Turqisë dhe në zonën e përroit Sucu, që është ana perëndimore e lumit Eufrat.

Ndërsa zona e kontrolluar nga organizata terroriste PYD/PKK fillon që nga jugu i këtij përroi.

Siç theksojnë burimet ushtarake turke, forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane po vazhdojnë të përparojnë në qytezën Al-Rai (Çobanbey), fqinjë me Azezin, në perëndim të linjës Azez-Jarabulus.

Operacioni është përshpejtuar me hyrjen e një grupi të mjeteve të blinduara të ushtrisë turke nga qyteza Elbeyli e provincës Kilis të Turqisë në Al-Rai dhe po zgjerohet përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë.

Falë një taktike të re kundër organizatës terroriste DAESH në Al-Rai, Ushtria e Lirë Siriane po avancon në drejtimin e lindjes duke synuar në etapën e parë të bashkojë linjën Azez-Jarabulus nëpërmjet një korridori të ngushtë. Në fazën e tanishme të operacioneve për bashkimin e linjës Azez-Jarabulus ka mbetur vetëm 12 km.

Sakaq, një prej 19 pjesëtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane, që ishin plagosur gjatë luftimeve në Al-Rai dhe ishin dërguar për kurim në Kilis të Turqisë, ka humbur jetën në spital.



Lajme të ngjashme