Takimi Erdogan-Putin në Kinë, atmosferë pozitive dhe konstruktive

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të shtunën në mbrëmje një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në prag të samitit të G20-s në Kinë...

erdogan-poutine.jpg
erdoganputn.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të shtunën në mbrëmje një takim me dyer të mbyllura me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në prag të samitit të G20-s në Kinë.

Takimi Erdogan-Putin filloi në orën 17.10 (18.10 me orën lokale të Turqisë) dhe zgjati rreth 2 orë, nën një atmosferë pozitive dhe konstruktive.

Në pjesën e zhvilluar me praninë e mediave, Erdogan njoftoi se me Putinin do të bisedojë për çështjet politike dhe rajonale, ndërsa shtoi se hapat, që do të bëhen me Rusinë në fushën e energjisë, do të forcojnë më tepër marrëdhëniet mes tyre.

"Takimi i sotëm do të jetë një mundësi e rëndësishme që sërish të diskutohen çështjet, për të cilët biseduam në Shën-Petërsburg dhe që kanë të bëjnë me të ardhmen e çështjeve politike, ekonomike apo rajonale", ka thënë Erdogan.

Udhëheqësi rus, nga ana e tij, theksoi se Ankaraja ka hyrë në një proces normalizimi të shpejtë pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë aftësi rikuperimi të jashtëzakonshme të Turqisë.

Vladimir Putin tha gjithashtu se Turqia, një vend ky që lufton fuqishëm kundër terrorizmit, është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe po përballet me kërcënime serioze.

"Ne jemi të kënaqur që shohim normalizimin e jetës në Turqi. Shohim se Turqia po kalon nëpër një periudhë të vështirë. Ne e dimë se ajo është duke luftuar terrorizmin dhe se po përballet me rreziqe të konsiderueshme. Më parë, ne kemi shpalosur pozicionin tonë, kur është fjala për luftën kundër terrorizmit. Është arritur përparim i rëndësishëm në normalizimin e situatës në Turqi, megjithatë mund të ecim përpara më shpejt kur situata të normalizohet plotësisht", është shprehur Putin.

Pas krizës së avionit rus, rrëzuar nga gjuajtësit e Forcave Ajrore të Turqisë më 24 nëntor për shkelje të përsëritur të hapësirës ajrore turke, të dy liderët u takuan për herë të parë në Shën-Petërburg, më datë 9 gusht.

Lideri turk do të takohet mëngjesin e të dielës edhe me Presidentin amerikan, Barack Obama.



Lajme të ngjashme