Takimi Erdogan-Ban, në fokus armëpushimi dhe situata humanitare në Siri

Në kinë për samitin e G20-s, Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon...

Takimi Erdogan-Ban, në fokus armëpushimi dhe situata humanitare në Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan po qëndron në Kinë me ftesë të homologut të tij, Xi Jinping. Krahas takimeve dypalëshe, ai do të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të G20.

Kreu i shtetit turk priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

Në takim u bisedua për zhvillimet rajonale, me në krye Sirinë dhe Irakun.

Pika më e rëndësishme e këtij takimi ishte lufta kundër organizatave terroriste në dy vendet në fjalë, sidomos ajo kundër DAESH-it, ndërkohë që Presidenti Erdogan e informoi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së edhe për operacionin “Mburoja e Eufratit”.

Zyra për Shtyp e Presidencës thekson se gjatë takimit Erdogan-Ban janë trajtuar gjithashtu vendosja e armëpushimit të Siri, dërgimi i ndihmave humanitare në Halep dhe ndryshimi i Klimës.

Lideri turk tërhoqi vëmendjen mbi përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës humanitare në Siri dhe shprehu mbështetjen e Turqisë në lidhje me përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të garantuar një akses humanitar në zonë.

Kurse sekretari Ban Ki-Moon dënoi edhe një tjetër herë tentativën për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), ndërsa u shpreh shumë i kënaqur që Turqia i doli për zot demokracisë dhe vullnetit të popullit.



Lajme të ngjashme