Obama për “CNN International”: S’ka rënie në marrëdhëniet SHBA-Turqi

“Nuk ka asnjë rënie në marrëdhëniet tona të sigurisë me Ankaranë”, deklaroi sot Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, duke theksuar se Turqia është një aleate e rëndësishme në luftën kundër organizatës terroriste DAESH...

Obama për “CNN International”: S’ka rënie në marrëdhëniet SHBA-Turqi

“Nuk ka asnjë rënie në marrëdhëniet tona të sigurisë me Ankaranë”, deklaroi sot Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, duke theksuar se Turqia është një aleate e rëndësishme në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj pyetjeve të kanalit televiziv “CNN International” përpara se të nisej për në Republikën Popullore të Kinës, ku të dielën do të mbahet samiti i G20-s.

Mes të tjerash, Barack Obama vlerësoi si “një tërmet politik dhe civil” tentativën për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Presidenti amerikan nënvizoi se e rëndësishme është mënyra sesi Turqia, e cila tashmë është e detyruar të ristrukturohet, do ta bëjë këtë gjë; ndërsa shprehu dëshirën për të mbështetur popullin turk në këtë proces.

Obama siguroi gjithashtu se nuk bëhet fjalë për një rënie në marrëdhëniet Uashington-Ankara për sigurinë dhe se Turqia vazhdon të jetë një anëtare e fuqishme e NATO-s.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili shkoi që të enjten në Kinë për samitin e G20-s, ditën e diel do të realizojë një takim me homologun amerikan.

Atë ditë pritet të transmetohet edhe intervista e plotë e Obamës për “CNN International”.



Lajme të ngjashme