Kalin: “Mburoja e Eufratit” nuk është operacion kundër kurdëve të Sirisë

“Problemi i Turqisë është problemi i terrorit. Ajo ka problem me organizatën separatiste terroriste PKK”, bëri të ditur Kalin.

Kalin: “Mburoja e Eufratit” nuk është operacion kundër kurdëve të Sirisë

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, deklaroi sot se Turqia dënon ashpër secilën tentativë të qarqeve të caktuara të cilat operacionin “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë për të neutralizuar elementet terroriste, e paraqesin si një ofensivë kundër kurdëve sirianë dhe si operacion me të cilin bllokohen interesat kurde në atë rajon.

“Problemi i Turqisë është problemi i terrorit. Ajo ka problem me organizatën separatiste terroriste PKK”, bëri të ditur Kalin.

Ibrahim Kalin u përgjigj në interes të gazetarëve pas konferencës për shtyp të organizuar në Kompleksin Presidencial.

Duke e bërë të ditur se përpjekjet e bëra që operacionin “Mburoja e Eufratit”, që vazhdon për një javë në zonën e Xherablusit në Siri, ta paraqesin si operacion kundër kurdëve të Sirisë, janë të papranueshme, Kalin dënoi ashpër këto iniciativa.

Zëdhënësi tha se PYD/YPG që janë zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, përpiqet që nën pamjen e luftës kundër DAESH-it të krijoj një situatë “de facto”, ndërsa shtoi se në këtë mënyrë ajo synon të hyjë në një strukturimin kantonal gjë të cilën nuk arriti ta realizoj në Iran.

“Një strukturim i tillë do të kërcënoj tërësinë territoriale të Sirisë dhe do të nxitë ndasinë etnike dhe sektare në Siri”, ka thënë Kalin dhe vijoi duke rikujtuar zotimin e udhëheqjes amerikane të dhënë Turqisë në lidhje me tërheqjen e këtyre elementeve në lindje të lumit Eufrat.

“Krahas kësaj, ata jo vetëm që nuk u tërhoqën, por u nisën në drejtim të kufirit të Xherablusit, gjë që është e papranueshme”, ka thënë Kalin.

Zëdhënësi i Presidencës tha se luftimet e ashpra në Halep të Sirisë shqetësojnë Turqinë, ndërsa rikujtoi se Presidenti Erdoan personalisht ndërmerr iniciativa për vendosjen e armëpushimit në këtë qytet.

Ibrahim Kalin gjithashtu tha se Turqia është vendi kyç, i cili do të garantojë sigurinë e rajonit.



Lajme të ngjashme