Vazhdojnë operacionet e FAT në Siri dhe Irak

Forcat e Armatosura të Turqisë (FAT) kanë asgjësuar 21 objektiva të terroristëve në Siri dhe Irak.

561896
Vazhdojnë operacionet e FAT në Siri dhe Irak

Vazhdojnë operacionet e Forcave të Armatosura të Turqisë (FAT) ndaj terroristëve në Irak dhe Siri.

Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” të ndërmarr nga ana e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetur nga ana e forcave të koalicionit, dje duke filluar në orën 16.30 në Xherablus dhe rrethinë goditi me 108 të shtëna të obusëve të tipit “Stuhia” 21 objektiva të përcaktuara të terroristëve.

Në anën tjetër Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën operacione ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.

Gjatë këtyre operacioneve të ndërmarr me 4 avionë luftarak janë asgjësuar objektivat e PKK në zonën Avashi-Bashjan në veri të Irakut.



Lajme të ngjashme