Turqi - Ushtria turke godet 20 pozicione të grupeve terroriste në veri të Sirisë

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë deklaroi se ofensiva "Mburoja e Eufratit" e cila nisi më 24 gusht është e përputhur me të drejtat ndërkombëtare të vetëmbrojtjes.

Turqi - Ushtria turke godet 20 pozicione të grupeve terroriste në veri të Sirisë

Në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" i cili u fillua nga Forcat e Armatosura Turke me qëllim për t'i mbështetur forcat e koalicionit, në 24 orët e fundit në Xherablus dhe rajonin përreth janë realizuar 61 goditje me artileri të rëndë ndaj 20 pozicioneve të cilat u qëlluan saktësisht e që thuhet se u përkisnin grupeve terroriste.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se ofensiva "Mburoja e Eufratit" e cila nisi më 24 gusht është e përputhur me të drejtat ndërkombëtare të vetëmbrojtjes dhe bazuar në pikën 51 të marrëveshjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara që parashikon të drejtën e vetëmbrojtjes, si dhe vendimin e OKB-së në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Në deklaratën ku thuhet se në 24 orët e fundit në Xherablus dhe rajonin përreth janë realizuar 61 goditje ndaj 20 pozicioneve të grupeve terroriste theksohet: "Forcat e Armatosura të Turqisë janë duke treguar kujdes maksimal për të mbrojtur dhe të mos ndikohen civilët të gjendur në rajonet e konfliktit."



Lajme të ngjashme