Turqi - 3 ushtarë të plagosur në sulmin e terrorit në Xherablus të Sirisë

Gjatë operacionit "Mburoja e Eufratit" në Xherablus të Sirisë terroristët sulmuan me raketa tanket e FAT.

Turqi - 3 ushtarë të plagosur në sulmin e terrorit në Xherablus të Sirisë

Në sulmin e organizuar nga ana e terroristëve ndaj një tanku gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” që vazhdon në zonën Xherablus të Sirisë u plagosën 3 ushtarë ndërsa terroristët që ndërmorën sulmin janë neutralizuar.

Forcat e Armatosura të Turqisë bëjnë të ditur se elementet terroriste, të cilat sulmuan me raketa në perëndim të Xherablusit, janë asgjësuar së bashku me makinat e tyre.

Ndërkaq mësohet se ushtarët e plagosur u sollën në Turqi për kurim.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” e ndërmarr me qëllim të spastrimit të Xherablusit nga organizata terroriste DAESH ka filluar ditën e mërkurë.



Lajme të ngjashme