Sot Turqia kremton 30 Gushtin, Ditën e Fitores

Kjo festë ashtu si çdo vit kremtohet me ceremoni.

Sot Turqia kremton 30 Gushtin, Ditën e Fitores

Sot Turqia kremton 94-vjetorin e festës së 30 Gushtit, Ditës së Fitores.

Kjo festë ashtu si çdo vit kremtohet me ceremoni.

Kremtimet filluan me vizitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në mauzoleun e Ataturkut në Ankara.

Pas vendosjes së kurorës me lule mbi varrin e Ataturkut, Presidenti Erdoan pranoi urimet në cilësinë e Kryekomandantit të vendit.

Më pas Erdoan shënoi në librin e kujtimeve të mauzoleut ku shkroi këto fjalë: “Për këtë atdhe, të cilin e trashëguam prej jush, do të sakrifikojmë edhe jetët tanë dhe ta rrisim. Vullneti i treguar në natën e 15 korrikut është burimi më i madh i sigurisë tonë”, ndërsa shtoi se “krahas sulmeve tradhtare të terrorit do të vazhdojmë luftën për pavarësi në solidaritet”.

Ndërkaq Erdoan në orët e mbrëmjes do të shtroj një darkë në Kompleksin Presidencial për familjarët e dëshmorëve të 15 korrikut dhe të sulmeve të terrorit.

Edhe partia kryesore opozitare CHP organizon një parakalim me rastin e festës së 30 Gushtit.

Parakalimi që do të filloj në orën 18.30 në sheshin Kizilay të Ankarasë do të vazhdojë deri në mauzoleun e Ataturkut.  



Lajme të ngjashme