Mesazhi i Presidentit Erdoan me rastin e Festës së 30 Gushtit, Ditës së Fitores

"Operacionet do të vazhdojnë deri sa organizatat terroriste si DAESH, PKK dhe krahu i saj në Siri YPG të mos paraqesin më kërcënim për qytetarët tanë", shkruan Presidenti Erdoan në mesazhin e tij.

Mesazhi i Presidentit Erdoan me rastin e Festës së 30 Gushtit, Ditës së Fitores

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia është e vendosur për të hedhur hapat e nevojshme në vend dhe në vendet fqinje ku janë fshehur organizatat terroriste pa bërë dallim mes tyre për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Presidenti Erdoan publikoi një mesazh me rastin e Festës së 30 Gushtit, Ditës së Fitores.

Në mesazhin e tij Presidenti prek edhe në operacionin që vazhdon në Xherablus të Sirisë duke e bërë të ditur se operacionet do të vazhdojnë deri sa organizatat terroriste si DAESH, PKK dhe krahu i saj në Siri YPG të mos paraqesin më kërcënim për qytetarët tanë.

Erdoan në mesazhin e tij shkruan se lufta kundër organizatave tradhtare terroriste, të cilat dëshirojnë të pengojnë Turqinë nga avancimi i saj, do të vazhdojë në unitet dhe solidaritet duke i shpartalluar çetat tradhtare.

“Festa e 30 Gushtit, Ditës së Fitores, duhet të jetë një mësim për të gjitha organizatat terroriste dhe vatrat e tyre të cilat sot në objektiv kanë unitetin, solidaritetin dhe ekzistencën e këtyre territoreve. Qëndrimi që tregoi populli përballë tentativës së përgjakshme të grusht shteti më 15 korrik është tregues se sa e gjallë është ende fryma e ‘ofensiva e madhe’ në këto troje”, ka thënë në mesazhin e tij Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme