Kalin: Mburoja e Eufratit është fuqia e vetme efektive për të luftuar DAESH-in

"Në vend se tentativa e përgjakshme e grusht shteti ta dobësoj Turqinë, ajo e forcoi edhe më shumë", tha zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin.

Kalin: Mburoja e Eufratit është fuqia e vetme efektive për të luftuar DAESH-in

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se hyrja me sukses në Xherablus të forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe spastrimi i këtij qyteti nga terroristët e DAESH-it bëri që të zhduket perceptimin se YPG-ja është fuqia e vetme efektive, e cila lufton kundër DAESH-it.

Kalin tha se tentativa e përgjakshme e grusht shteti e ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik në vend se ta dobësoj Turqinë, ajo e forcoi edhe më shumë.

Në artikullin e tij të publikuar në gazetën “Daily Sabah” me titull “Rezistenca e Turqisë pas grusht shteti”, Ibrahim Kalin shkruan se vetëm 6 javë pas tentativës së grusht shteti, Turqia filloi operacionin “Mburoja e Eufratit” me qëllim të spastrimit të qytetit Xherablus të Sirisë nga organizata terroriste DAESH.

Duke e bërë të ditur se Turqia synon që kufirin e saj me Sirinë ta pastroj nga të gjitha elementet e terrorit me në krye DAESH-in dhe YPG, krahun ushtarak të PYD-së, që është zgjatimi i PKK-së në Siri, Kalin rikujtoi marrëveshjen për tërheqjen e YPG-së nga qyteti Munbiç në lindje të lumit Eufrat.

Kalin tha se aktualisht janë krijuar kushtet që organizata terroriste PYD dhe krahu ushtarak i saj YPG të vendosen në territoret prej nga u tërhoq DAESH-i dhe në këtë mënyrë vënë në kontroll më shumë territore, ndërsa shtoi se “Turqia mbron integritetin territorial të Sirisë përball propagandës së PKK-së dhe përkrahësve të saj dhe se nuk do të lejojë formimin e një mini-shteti të udhëhequr nga PKK-ja përgjatë kufirit të saj”.

Kalin nënvizoi se Turqia ashtu siç nuk ka probleme me qytetarët e saj kurd dhe kurdët e Irakut, ajo ashtu nuk ka problem as me kurdët e Sirisë, ndërsa vijon me këto fjalë: “Mirëpo kurdët ashtu si të gjithë ne, kanë problem me PKK-në, e cila sulmon edhe kurdët sikurse sulmon civilët turq dhe forcat e sigurisë. PKK-ja dhe PYD-ja pa u turpëruar përdorin luftën në Siri për të formuar një shtet terroristë. Turqia nuk do të lejojë një gjë të tillë. Me hyrjen e forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane në Xherablus dhe spastrimi i këtij qyteti nga terroristët e DAESH-it bëri që të zhduket mendimi se YPG-ja është fuqia e vetme efektive, e cila lufton kundër DAESH-it. Operacioni ‘Mburoja e Eufratit’ tregoi që në qoftë se grupet e opozitarëve të moderuar, sikurse Ushtria e Lirë e Sirisë, përkrahen në mënyrë të drejtë, ata krahas regjimit të Esadit do të mund ti bëjnë ballë edhe organizatës terroriste DAESH dhe në këtë mënyrë të çlirojnë territoret e Sirisë nga terrori”.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin gjithashtu i bëri thirrje ShBA-së të heq dorë nga politika e përkrahjes me çdo kusht të PYD/YPG-së, ndërsa shtoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shohin dëmin që shkakton përkrahja e YPG-së në harmoninë sociale dhe etnike të Sirisë”.    

“Turqia tani është më e fortë se para tentativës së grusht shteti dhe populli turk nuk dëshiron të hakmerret ndaj puçistëve gylenistë, vetëm kërkon drejtësi”, tha Kalin ndërsa vijoi me këto fjalë: “Populli dëshiron që të rindërtoj meritën, llogaridhënien, transparencën dhe besnikërinë në marrëdhëniet mes udhëheqjes së vendit dhe në marrëdhëniet shtet-civil. Këto masa janë të rëndësishme për parandalimin e tentativave të ngjashme në të ardhmen. Çdo tentativë e grusht shteti do të mund të destabilizoj çdo vend në botë, do të dëmtoj ekonominë e saj dhe do të mund të krijoj ndasi në mesin e shoqërisë. Ndërkaq në Turqi ndodhi e kundërta e kësaj dhe Turqia rezistoi si një trup i vetëm. Populli turk këtë e kremtoi si një burim të forcës dhe gjallërisë dhe kësaj duhet ti bashkëngjiten miqtë e Turqisë në mbarë botën”, - ka thënë Kalin.



Lajme të ngjashme