Jeffrey: ShBA nuk e mbajti fjalën e dhënë Turqisë

Ish ambasadori amerikan në Ankara, James Jeffrey deklaroi se SHBA-të nuk e kanë mbajtur premtimin ndaj Turqisë se PYD-ja, dega e organizatës terroriste PKK në Siri nuk do të kalonte në perëndim të lumit Eufrat.

561827
Jeffrey: ShBA nuk e mbajti fjalën e dhënë Turqisë

Ish ambasadori amerikan në Ankara, James Jeffrey deklaroi se SHBA-të nuk e kanë mbajtur premtimin ndaj Turqisë se PYD-ja, dega e organizatës terroriste PKK në Siri nuk do të kalonte në perëndim të lumit Eufrat.

"Nga përvoja ime 35 vjeçare nëse nuk i qëndroni besnik premtimit të dhënë Turqisë, do të pendoheni shumë shpejt", tha Jeffrey.

Ai në një program në radion BBC i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me operacionin "Mburoja e Eufratit" e ndërmarrë kundër kërcënimeve terroriste në rajonin Xherablus në kufi me Turqinë nga forcat e përbashkëta speciale të Forcave të Armatosura Turke dhe nga Forcat ajrore të Koalicionit.

Pasi ka vënë në dukje se organizata terroriste DAESH është kërcënim edhe për SHBA-të edhe për Turqinë, Jeffrey ka theksuar se PYD-ja e cila në Siri është degë e organizatës terroriste PKK dhe e cila po përpiqet të marrë nën kontroll rajonet e populluara nga popullata arabe është një "kërcënim përfundimtar" për Turqinë.

Jeffrey mes tjerash shpjegoi se administrata e Obamas mbështet PYD-në sepse ajo lufton në terren kundër DAESH-it por se objektivi i vetëm i kësaj organizate terroriste nuk është vetëm DAESH-i meqë ajo ka për qëllimin të formojë një brez në veri. 

"Turqit luftojnë edhe kundër DAESH-it edhe kundër këtij kërcënimi dhe SHBA-të të paktën janë shprehur se e mbështesin zyrtarisht këtë", thotë ish-ambasadori amerikan. 

Jeffrey më pas ka rikujtuar se nga administrata amerikane kanë ardhur deklarata se "nuk mbështeten veprimet në jug të Xherablus-it". 

"Zv/presidenti Joe Biden në mënyrë të qartë i premtoi Turqisë në Ankara se ‘kurdët do të qëndrojnë në lindje të lumit Eufrat dhe se nuk do të përpiqen të marrin nën kontroll territoret në perëndim të tij‘. Turqit këtë e pranojnë por ata (PYD-ja) nuk janë tërhequr në lindje", tha Jeffrey.

Sipas tij, SHBA-të nuk e kanë mbajtur premtimin e dhënë.



Lajme të ngjashme