Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kurtulmus: SHBA-ja të përdorë influencën e saj mbi PYD-në

Zv/kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, reagoi sot ashpër ndaj kritikës së Uashingtonit, që cilësoi si “të papranueshme” ndërhyrjen kundër PYD-së...

Kurtulmus: SHBA-ja të përdorë influencën e saj mbi PYD-në

Zv/kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, reagoi sot ashpër ndaj kritikës së Uashingtonit, që cilësoi si “të papranueshme” ndërhyrjen kundër PYD-së.

“Organizata terroriste PYD nuk do të jetë në pjesën perëndimore të Lumit Eufrat. Presim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vënë në përdorim influencën e tyre mbi PYD-në”, u shpreh Numan Kurtulmus në përgjigje të interesit të gazetarëve në Stamboll.

Ai reagoi ndaj deklaratës se “është e papranueshme ndërhyrja kundër PYD-së në një zonë, ku s’ka prani të DAESH-it”, bërë nga i dërguari special i Presidencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për koalicionin ndërkombëtar kundër DAESH-it, Brett McGurk.

“SHBA-ja e njeh mirë ndjeshmërinë e Turqisë. Kemi të bëjmë me një premtim: PYD-ja nuk do të jetë në brigjet perëndimore të Eufratit dhe do të largohet nga qyteza Manbij. Kërkojmë fillimisht zgjidhjen e kësaj çështjeje, në mënyrë që këtu të mos ketë një luftim. Presim që SHBA-ja të përdorë influencën e saj mbi PYD-në”, tha zv/kryeministri turk.

Duke rikujtuar edhe një tjetër herë se objektivi esencial i operacionit ushtarak ndaj Jarabulusit, të koduar “Mburoja e Eufratit”, është spastrimi i të gjithë elementëve terroristë të DAESH-it nga zona në fjalë, Kurtulmus nënvizoi se Turqia nuk ka hyrë në luftë dhe as nuk është një fuqi pushtuese apo permanente.

Megjithatë – shtoi ai – Turqia do të vetëmbrohet ndaj kërcënimeve të mundshme dhe s’do të qëndrojë spektatore përballë një sulmi, që do të vinte nga Siria.

“Nëse kontrolli i gjithë kësaj zone i kalon PYD-së dhe këtu formohet një korridor, atëherë Siria copëtohet. Ne jemi pro integritetit territorial të Sirisë”, përfundoi zv/kryeministri turk, Numan Kurtulmus.



Lajme të ngjashme