Kotzias-Çavusoglu në Kretë: Takim i rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, shkoi në Kretë në përgjigje të ftesës së homologut grek, Nikos Kotzias, me të cilin realizoi një takim informal në lidhje me zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe...

Kotzias-Çavusoglu në Kretë: Takim i rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj ndaj demokracisë në Turqi gjatë tentativës për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Çavusoglu realizoi në Greqi vizitën e tij të parë në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian pas tentativës së dështuar për puç ushtarak në mes të muajit të kaluar.

Shefi i diplomacisë turke shkoi në ishullin grek të Kretës në përgjigje të ftesës së ministritë të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, me të cilin realizoi një takim informal në lidhje me zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Duke vënë theksin mbi përkrahjen, që Greqia i dha Turqinë kundër tentativës së FETO-s për grusht shteti, Mevlut Çavusoglu u shpreh me këto fjalë: “Falënderoj homologun tim Nikos, Kryeministrin Tsipras dhe popullin grek për mbështetjen e tyre ndaj demokracisë sonë, ekzekutivit dhe popullit turk, pas tentativës tradhtare për grusht shteti. Kjo sjellje e Greqisë ka ngjallur kënaqësi të madhe në popullin turk. Në mesin e shteteve evropiane, Greqia dhe populli grek janë ata që mund të kuptojnë më mirë rrezikun, që iu kanos Turqisë më 15 korrik.”

Më tej, ministri i Jashtëm turk u ndal mbi procesin e negociatave në Qipro dhe shpalosi mbështetjen e fuqishme të Ankarasë në lidhje me përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së ishullin me dy komunitete.

“Përkrahim takimet për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Qipro. Shpresoj që këtë herë të vlerësohet siç duhet shansi, që është kapur për arritjen e paqes dhe këtë vlerësim e bëjnë të dyja palët. Edhe ne, Turqia dhe Greqia, i ndihmojmë ata”, nënvizoi Çavusoglu.

Ndërsa ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, theksoi se takimi i tij me homologun turk është i rëndësishëm jo vetëm për Greqinë dhe Turqinë, por edhe për rajonin në përgjithësi.

Kotzias foli në veçanti për tentativën e dështuar të 15 korrikut për grusht shteti.

“I shpreha ministrit Çavusoglu mbështetjen e popullit grek për Turqinë në lidhje me këtë çështje”, tha ai.

Kryediplomati grek e përqendroi më pas prononcimin e tij mbi ushtarakët puçistë turq të strehuar në vendin e tij. Ai bëri me dije se vendimi për këta dezertorë do të merret nga gjykatat greke në përputhje me legjislacionin e Greqisë dhe atë të Bashkimit Evropian, pasi të jetë konstatuar se deri në ç’masë janë përfshirë ata në tentativën për grusht shteti.

Brenda dy ditësh pritet të përfundoi marrja në pyetje e 8 puçistëve turq, që u arratisën me helikopter në Greqi.



Lajme të ngjashme