FAT publikojnë një deklaratë në lidhje me operacionin "Mburoja e Eufratit"

Gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” në zonën Xherablus të Sirisë, e cila hyri në ditë e 6-të, janë neutralizuar 25 anëtarë të organizatës terroriste PKK/PYD.

FAT publikojnë një deklaratë në lidhje me operacionin "Mburoja e Eufratit"

Gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” në zonën Xherablus të Sirisë, e cila hyri në ditë e 6-të, janë neutralizuar 25 anëtarë të organizatës terroriste PKK/PYD.

Forcat e Armatosura të Turqisë bënë një deklaratë në lidhje me operacionin në Xherablus.

Në deklaratë bëhet e ditur se me operacionin ajror që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” të ndërmarr nga Ushtria e Lirë e Sirisë në zonën Xherablus që mbështetet edhe nga ana e forcave të koalicionit, janë asgjësuar 25 anëtarë të organizatës terroriste PKK/PYD.

Gjatë këtij operacioni janë shkatërruar edhe 5 godina të përdorura nga anëtarët e kësaj organizate.

Në anën tjetër 10 fshatra në zonën e Xherablusit dhe 3 fshatra në zonën Rai janë pastruar nga terroristët dhe marr nën kontroll nga ana e Ushtrisë së Lirë Siriane.

Ndërkaq në deklaratën me shkrim të bërë nga Qendra e Koordinimit pranë Kryeministrisë u tha se operacioni “Mburoja e Eufratit” i filluar në mëngjesin e 24 gushtit nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë, e cila buron nga e drejta ndërkombëtare për vetëmbrojtje, me qëllim të mënjanimit të kërcënimeve ndaj Turqisë të organizatave terroriste në Siri me në krye DAESH-in, spastrimin e vijës kufitare nga elementet e terrorit, dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën civile që jeton në zonat e kontrolluara nga organizatat terroriste dhe me qëllim të përkrahjes së forcave të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe organizatave tjera terroriste në Siri.

Në deklaratë në mes tjerash u bë e ditur se Ushtria e Lirë Siriane vazhdon të avancojë drejt perëndimit dhe jugut të vendit, ndërsa u tha se “Fshatrat Amerina, Ajn El-Bajda, Dabis, Balaban, Surajsat, Xhebel Kussa, 40 shpella, Kirata, Amerina e Poshtme dhe Ez-Zahirijah të Xherablusit dhe Ajashe, Sheik Jakup dhe Kersanli të zonës Rai janë spastruar nga elementet terroriste dhe kaluan nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane”.

Bëhet e ditur se në kuadër të operacionit vazhdon spastrimi edhe i zonës kufitare nga elementet e terrorist dhe dërgimi i ndihmave humanitare në rajon.

Qendra e Koordinimit pranë Kryeministrisë mohoi pretendimet se gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” janë goditur civilët, ndërsa shtoi se Forcat e Armatosura të Turqisë tregojnë kujdes të veçantë në këtë drejtim.



Lajme të ngjashme