Burimet turke të sigurisë zbulojnë planin e ndyrë të PYD/YPG-së

Terroristët e PYD/YPG-së po përgatiten për të vrarë civilë në brigjet perëndimore të Eufratit dhe për ta shfrytëzuar këtë si propagandë kundër Turqisë, bëjnë të ditur burime turke të sigurisë...

561252
Burimet turke të sigurisë zbulojnë planin e ndyrë të PYD/YPG-së

Anëtarët e PYD/YPG-së, zgjatimi sirian i organizatës terroriste dhe separatiste PKK, po përgatiten për të vrarë civilë në brigjet perëndimore të Eufratit dhe për ta shfrytëzuar këtë si propagandë kundër Turqisë, bëjnë të ditur burime turke të sigurisë.

Sipas të njëjtit burimi, më datë 8 gusht, terroristët kanë dislokuar një numër të madh armësh, municionesh, mjetesh, personeli dhe një maunë plot me materiale në Manbij.

Është evidentuar se elementët e organizatës terroriste PYD/YPG, të cilët përparimin e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) drejt qytezës Manbij përpiqen ta shtrembërojnë duke thënë se “Turqia do të pushtojë Rojavan”, do të organizojnë akte dhune të ngjashme me ato, që kryen në Turqi më datat 6-8 tetor 2014 nën justifikimin e Kobanit, për t’i shndërruar ato më pas në propagandë kundër Turqisë në opinionin publik botëror me anë të publikimeve të ndryshme.

Të vendosur në anën perëndimore të Lumit Eufrat, anëtarët e PYD/YPG-së mbajnë peng civilët sirianë brenda ndërtesave, përreth të cilave kanë dislokuar mjete të armatosura për t’i kthyer ato të shënjestër të bombardimeve të forcave tokësore dhe ajrore, theksojnë burimet turke të sigurisë.

Mësohet se përmes kësaj manovre, organizata terroriste do të bëjë propagandë kinse “Turqia vret civilët” duke synuar që të ushtrojë presion mbi opinionin publik ndërkombëtar.

Po ashtu – sqarojnë burimet turke të sigurisë – anëtarët e organizatës terroriste PYD/YPG, që janë tërhequr në drejtim të qytezës Manbij, planifikojnë që të përhapin lajme të pabaza se këto akte dhune “janë kryer nga turqit dhe opozitarët”, në përpjekje për të reduktuar efikasitetin e operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit”.



Lajme të ngjashme