Yildirim: Pretendimi i “Der Spiegel” për kurdët, gënjeshtër me bisht

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, reagoi sot ashpër ndaj pretendimeve për sulme ndaj civilëve në operacionin ushtarak “Mburoja e Eufratit”, që po ndërmerren në zonën e Jarabulusit, në veri të Sirisë...

Yildirim: Pretendimi i “Der Spiegel” për kurdët, gënjeshtër me bisht

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, reagoi sot ashpër ndaj pretendimeve për sulme ndaj civilëve në operacionin ushtarak “Mburoja e Eufratit”, që po ndërmerret në zonën e Jarabulusit, në veri të Sirisë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun bullgar, Boyko Borisov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Stamboll, Binali Yildirim tha se pretendimi që “në operacion po merren në shënjestër kurdët”, i cili u hodh nga revista gjermane ‘Der Sipegel’, është një gënjeshtër me bisht.

“Me sa duket ‘Der Spiegel’ jeton në një planet tjetër. Shënjestrimi i kurdëve në operacion është gënjeshtër me bisht. Nëse s’dinë të bëjnë asgjë, atëherë le të dëgjojnë njëherë deklaratat e zv/presidentit të SHBA-së, prononcimet e autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe pastaj të bëjnë lajmin. Ushtria e Lirë Siriane është e zënë me spastrimin e elementëve të DAESH-it dhe me kthimin e organizatave terroriste të tjera andej nga kanë ardhur. Ndërsa ushtria jonë po merret me mbështetjen logjistike (të Ushtrisë së Lirë Siriane). Turqia është duke mbrojtur kufijtë e saj. Përveç këtyre, të gjitha lajmet dhe komentet e tjera janë gjepura. Ne mbrojmë integritetin territorial të Sirisë qysh prej fillimit”, u shpreh ai.

“Qëllimi i organizatave terroriste është të bëjnë separatizëm edhe në Siri, edhe në Turqi”, theksoi Kryeministri Yildirim dhe shtoi se Turqia do ta vazhdojë operacionin “Mburoja e Eufratit” derisa të garantojë 100% sigurinë e kufijve, e jetës dhe e pronës së qytetarëve të saj.



Lajme të ngjashme