Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Uashingtoni i penduar që nuk e vizitoi menjëherë Ankaranë pas puçit

“Ju kërkoj ndjesë, ah sikur të kisha ardhur më shpejt këtu”, i tha Presidentit Erdoan ndihmëspresidenti amerikan Joe Biden, i cili më 24 gusht vizitoi zyrtarisht Ankaranë.

Uashingtoni i penduar që nuk e vizitoi menjëherë Ankaranë pas puçit
Biden i kërkon falje Erdoganit: Sikur të kisha ardhur më herët në Turqi!
Biden i kërkon falje Erdoganit: Sikur të kisha ardhur më herët në Turqi!

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi të mërkurën falje Presidentit Recep Tayyip Erdogan që nuk erdhi më herët pas puçit të dështuar në Turqi muajin e kaluar. “Kërkoj falje, do të kisha dëshiruar të vija më herët”, i tha Biden Presidentit Erdogan.

“Ju kërkoj ndjesë, do të kisha dëshiruar të vija më herët”

Këto fjalë janë të ndihmëspresidentit amerikan Joe Biden, i cili më 24 gusht vizitoi Ankaranë.

Biden, në konferencën e përbashkët të shtypit që mbajti pas vizitës që i bëri Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Rayyip Erdoğan) në pallatin e ri presidencial (Cumhurbaşkanlığı Külliyesi) rikujtoi ngjarjen e natës së 15 korrikut, se si një grup (i puçistëve) kishte ardhur me helikopter edhe në hotelin, ku ishte vendosur Presidenti Erdoan dhe Erdoani bashkë me familjen kishte shpëtuar duke dalë nga hoteli 15 minuta para se të mbërrinin puçistët.

“Po mundohem të mendoj se çfarë do të ndodhte sikur një helikopter amerikan do të vinte aty ku Presidenti kalonte pushimet me familjen dhe do të bënte një gjë të tillë”, u shpreh Biden.

“Pata rastin që të takohem me shumë personalitete, përfshi edhe Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor (TBMM) dhe të shikoj nga afër edhe gjurmët e sulmeve gjatë rrugës që bëra për të ardhur këtu (presidencë”, sqaroi Biden, dhe e vijoi me këto fjalë deklaratën e tij: “Shumë njerëz në Turqi mund të kenë menduar që bota po vonohet në solidarizimin me Turqinë përballë krizave me të cilat ballafaqohet ajo”.

-Ja pra, për këtë arsye erdha personalisht këtu (në Ankara), dhe këtë ma kërkoi ta bëja edhe Presidenti Obama. Dua t’ju them juve dhe të gjithë qytetarëve të vendit se më vjen shumë keq. Duam të shpreh në një mënyrë shumë të hapur dhe të qartë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin aleaten e tyre, Turqinë. Mbështetja jonë është absolute dhe e palëkundur. Kjo tentativë për grusht shteti ishte një sulm i bërë jo vetëm kundër qeverisë turke, por edhe kundër popullit turk; ishte një sulm i kryer ndaj vlerave më të rëndësishme të këtij vendi; ishte një tradhti që kishte brenda shumë dhunë. Këta (puçistët) ishin një grup i vogël, një grup që në fakt ishin betuar për t’u shërbyer njerëzve që kishin në mbrojtje. Ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe populli amerikan gjithmonë jemi pranë aleatëve tanë”, tha Biden.

Ndërsa në lidhje me vizitën e vonuar në Turqi pas tentativës së grushtit të shtetit ndihmëspresidenti amerikan Joe Biden tha:

“Populli amerikan ndodhet pranë jush. Barak Obama ishte nga të parët që ju mori në telefon. Kërkoj falje, do të kisha dëshiruar të vija më herët”.



Lajme të ngjashme