Turqia tregon kujdesin maksimal ndaj popullatës civile në Siri

Qeveria dhe shtatmadhoria turke kanë njoftuar përmes komunikatave me shkrim se gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” që vazhdon ende se ushtria turke bën kujdesin maksimal për të mos dëmtuar popullatën civile të rajonit.

559972
Turqia tregon kujdesin maksimal ndaj popullatës civile në Siri

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” në Siri, Forcat e Armatosura Turke kanë goditur për herë të parë me artileri në Xherabulus (Jarabulus) YPG-në, që është derivati i organizatës terroriste PKK në Siri.

Avionët zbulues në orët e mbrëmjes përcaktuan një grup të YPG-së që ishte duke lëvizur në drejtim të Xherabulusit.

Mendohet që grupi të ishte nisur nga Menbixhi (Manbij). Grupi i armatosur në fjalë u godit me obusë të pozicionuar në qytezën kufitare Karkamësh (Karkamış).

Terroristët e YPG-së u neutralizuan 10 km larg nga qendra e Xherabulusit.

Në deklaratën e lëshuar nga Kryeministria pas këtij zhvillimi u tha se objektivat terroriste që ishin përcaktuar në kuadër të operacionit janë asgjësuar duke u goditur me precizionin më të lartë.

Pretendimet që hidhen nga disa media me qëllim propagandimi sikur “janë marrë në shënjestër civilët” nuk kanë të bëjnë absolutisht me realitetin, vijon komunikata e Kryeministrisë.

Kurse Shtatmadhoria në komunikatën që ka publikuar në faqen e internetit thotë se vazhdon operacioni i filluar më 24 gusht me qëllim rritjen e sigurisë kufitare të Turqisë duke eliminuar kërcënimin e organizatave terroriste, me në krye DAESH-in, dhe për ti mbështetur në këtë drejtim Forcat e Koalicionit.

Operacioni në fjalë vazhdon të realizohet në kuadër të të drejtave të Turqisë që lindin nga e drejta ndërkombëtare dhe e drejta e Mbrojtjes Legjitime, e përcaktuar në pikën 51 të Konventës së Kombeve të Bashkuara si dhe në kuadër të rezolutave që ka miratuar OKB-a për luftën me DAESH-in, theksohet në komunikatë.

“Forcat e Armatosura Turke (TSK), të cilat mbështesin operacionin e koalicionit që realizohet në veri të Sirisë, një zonë që përdoret nga organizatat terroriste dhe që përbën risk për sigurinë e zonës tonë kufitare, marrin çdo lloj mase për të mos lejuar dëmtimin e popullatës civile që banon në këtë zonë dhe tregon kujdesin maksimal për këtë çështje”, vijon komunikata në fjalë.

Në 24 gusht Forcat e Armatosura Turke kishin filluar një operacion ushtarak me qëllim spastrimin e kufirit të Sirisë nga DAESH-i.

Me operacionin e koduar “Mburoja e Eufratit”, në kuadër të të cilit zona është pastruar nga elementët e organizatës terroriste DAESH brenda 15 orëve, synohet njëkohësisht edhe pengimi i forcave të PYD/YPG-së, fraksioni i organizatës terroriste separatiste PKK në rajon, në pjesën perëndimore të Lumit Eufrat.



Lajme të ngjashme