Kalin: SHBA-ja kuptoi seriozitetin e Turqisë në lidhje me Gulenin

Në transmetim direkt me Christiane Amanpour në “CNN International”, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallin, se zv/presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë kësaj vizite njëditore në Ankara, kuptoi seriozitetin e Turqisë në lidhje me Gulenin...

Kalin: SHBA-ja kuptoi seriozitetin e Turqisë në lidhje me Gulenin

“Marrëveshja jonë për operacionin në Manbij ishte që PYD-ja dhe YPG-ja të mos qëndronin atje pas operacionit. Por kjo është ajo që po ndodh tani”, deklaroi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallin, për operacionin e ushtrisë turke në veri të Sirisë.

I ftuar në një transmetim direkt në studion e gazetares së famshme anglo-iraniane, Christiane Amanpour, në televizionin “CNN International”, zëdhënësi Ibrahim Kalin, bëri një vlerësim të zhvillimeve në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit” në qytezën Jarabulus të Sirisë, si dhe ekstradimin e kreu të organizatës terroriste guleniste (FETO), Fethullah Gulen.

Ibrahim Kalin theksoi se në bazë të marrëveshjes, PYD/YPG-ja, fraksioni sirian i organizatës terroriste PKK, duhet të tërhiqet në lindje të Eufratit.

“Problemi i Turqisë nuk është me qytetarët kurdë, por me organizatën terroriste PKK, fraksionin sirian të saj, PYD, si dhe me krahun e armatosur të kësaj të fundit, YPG”, siguroi zëdhënësi i Presidencës turke.

Duke tërhequr vëmendjen edhe mbi ndikimin e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) në rajon, zëdhënësi Kalin sqaroi se FSA-ja do të spastrojë Jarabulusin plotësisht nga organizata terroriste DAESH dhe, rrjedhimisht, do të hedhë dritë mbi padrejtësinë dhe gënjeshtrën kinse YPG-ja është e vetmja forcë efektive në rajon.

Kalin vlerësoi edhe deklaratat e zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Ankara, lidhur me ekstradimin e kreut terrorist të FETO-s, Fethullah Gulen.

Pasi nënvizoi se janë ende në fillim të procesit të ekstradimit të Gulenit, zëdhënësi i Presidencës turke vuri në pah se Joe Biden, gjatë kësaj vizite njëditore në Ankara, u prek jashtëzakonisht shumë nga pamjet e vendeve të bombarduara natën e tentativës së dështuar të 15 korrikut për grusht shteti, sidomos nga sulmi ajror në Sallën e Nderit të Parlamentit, duke vetëdijesuar mbi seriozitetin e Turqisë në lidhje me Gulenin.

Sa i përket pezullimeve, ndalimeve dhe arrestimeve në kuadër të hetimeve rreth tentativës për grusht shteti në Turqi, Ibrahim Kalin u shpreh me këto fjalë: “Ne s’po kërkojmë hakmarrje, por drejtësi.”

Zëdhënësi Kalin siguroi se organet hetuese janë duke punuar fillimisht për të pastruar nga instancat shtetërore të gjithë nëpunësit civilë, që kanë marrë pjesë në tentativën puçiste të 15 korrikut; ndërsa theksoi se objektivi i tyre është të garantojnë që Turqia të mos përballet më kurrë me një puç ushtarak.



Lajme të ngjashme