Yildirim: PYD-ja s’ka zgjedhje tjetër veç lindjes së Eufratit

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, theksoi të mërkurën se elementët e PYD-së nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të tërhiqen në pjesën lindore të Eufratit...

Yildirim: PYD-ja s’ka zgjedhje tjetër veç lindjes së Eufratit

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të mërkurën në mbrëmje se kërcënimi terrorist i DAESH-it dhe YPG-së (krahu i armatosur i PYD-së) në kufi me Sirinë arriti në përmasa të atilla që e bënë të domosdoshëm një operacion ushtarak (Mburoja e Eufratit).

Binali Yildirim vlerësoi rendin e ditës në një transmetim të përbashkët të disa televizioneve private turke.

Pasi vuri në pah se nuk do të lejohet kurrë një korridor kurd në kufirin e Turqisë, Yildirim theksoi se elementët e PYD-së (fraksioni sirian i organizatës terroriste dhe separatiste PKK) nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të tërhiqen në pjesën lindore të Eufratit.

“Nëse çdo grup etnik tenton për të themeluar një shtet, atëherë situata bëhet edhe më keq”, tha ai duke tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e tërësitë territoriale të Sirisë.

Shefi i ekzekutivit turk nënvizoi se Ankaraja ndan të njëjtin mendim me Uashingtonin, Moskën dhe Teheranin në lidhje me ndërtimin e Sirisë së re, ndërkohë që synimi është një Siri, ku mund të bashkëjetojnë të gjitha grupet etnike.

Në fund, Kryeministri Binali Yildirim përsëriti edhe një tjetër herë se lideri aktual sirian nuk ka vend në të ardhmen politike të vendit të tij, pasi ai vazhdon të zbrazë mbi popullin e tij armët, që ka grumbulluar ndër vite.



Lajme të ngjashme