Isik: PYD të tërhiqet në lindje të Eufrafit, përndryshe...

I ftuar në një televizion privat Fikri Ëshëk bëri sqarime për operacionin “Mburoja e Eufratit”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Forcat Ajrore të Koalicionit (ndërkombëtar) kanë filluar në zonë e Xherabulusit në Siri kundër DAESH.

Isik: PYD të tërhiqet në lindje të Eufrafit, përndryshe...

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Firki Ëshëk (Fikri Işık) në vlerësimin që i bëri aktualitetit në një televizion, ku ishte i ftuar të enjten paradite, tha se kontrolli në Xherabulusi (Jarabulus) është marrë të mërkurën, kurse sot vazhdojnë punimet për pastrimin e provincës nga kurthet e mundshme.

Fikri Ëshëk bëri sqarime për operacionin “Mburoja e Eufratit”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Forcat Ajrore të Koalicionit (ndërkombëtar) kanë filluar në zonë e Xherabulusit në Siri kundër organizatës terroriste DAESH.

Ministri Ëshëk sqaroi se në lidhje me operacionin janë informuar paraprakisht Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Irani.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Firki Ëshëk e paralajmëroi me një gjuhë të prerë edhe PYD-në (zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri) për të mos kaluar në pjesën perëndimore të Lumit Eufrat.

“PYD duhet të tërhiqet patjetër në lindje të Eufratit. Ne tregojmë kujdesin e mundshëm për të mos hyrë në konflikt të armatosur me askënd. Por në fakt organizatat që duhet të kenë kujdes janë: PYD dhe DAESH. Nëse këto organizata do të tregohen të mendshme, tërhiqen pa hyrë në përleshje. Përndryshe Turqia bën atë që duhet”, nënvizoi ministri turk i Mbrojtjes.



Lajme të ngjashme