Biden mbështet “vijën e kuqe” të Turqisë: S’do ketë korridor kurd, pikë!

Zv/presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi të mërkurën në Ankara se YPG-ja nuk do të mund të marrin asnjë lloj mbështetjeje nga SHBA-ja, nëse kalon në perëndim të Eufratit...

Biden mbështet “vijën e kuqe” të Turqisë: S’do ketë korridor kurd, pikë!

Zv/presidenti amerikan, Joe Biden, i pari autoritet i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që vizitoi Ankaranë pas tentativës për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik nga organizata terorriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), vizitoi të mërkurën pjesën e bombarduar të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Përpara se të pritej në mbrëmje nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Biden realizoi një takim kokë më kokë me Kryeministrin Binali Yildirim dhe më pas mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi.

“Forcat e YPG-së (krahu i armatosur i PYD-së, fraksioni sirian i organizatës terroriste dhe separatiste PKK) nuk duhet të kalojnë kurrsesi në anën tjetër të Eufratit. Nëse krijohet një situatë e tillë, atëherë nuk do të mund të marrin asnjë lloj mbështetjeje nga SHBA-ja”, theksoi Joe Biden.



Lajme të ngjashme