Operacioni kundër DAESH-it në Siri emërtohet “Mburoja e Eufratit”

Një Task Forcë e Kombinuar e Përbashkët e ushtrisë turke bashkë me forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar vazhdon operacionet nga toka dhe ajri me synim spastrimin e kufirit nga elementët e DAESH-it.

Operacioni kundër DAESH-it në Siri emërtohet “Mburoja e Eufratit”
Operacioni i ushtrisë turke në Jarabulus
Operacioni i ushtrisë turke në Jarabulus

Me qëllim spastrimin e rajonit të Xherablusit (Jarabulus) në veri të Sirisë nga elementet e organizatës terroriste DAESH, Task-Forca e Kombinuar e Përbashkët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe forcat ajrore të koalicionit (ndërkombëtar të udhëhequr nga ShBA) kanë filluar të mërkurën në mëngjes një operacion me emrin “Mburoja e Eufratit”.

Task-Forca e Kombinuar e Përbashkët e Forcave të Armatosura Turke dhe forcat ajrore të koalicionit (ndërkombëtar kundër DAESH) kanë filluar operacionin për spastrimin e rajonit të Xherablusit, i varur nga qyteti Halep i Sirisë, nga elementet e organizatës terroriste DAESH.

Operacioni është emërtuar “Mburoja e Eufratit” dhe ka për qëllim garantimin e sigurisë se kufirit.

Zona goditet me zjarr artilerie (obusë të kalibrit të lartë) dhe avionë luftarakë.

Zjarri i dendur i artilerisë filloi rreth orës 04.00 të mëngjesit me obusët ‘furtuna’ dhe raketahedhësit shumëgrykësh. Pas zjarrit të artilerisë zona u bombardua (rreth orës 06.00) nga avionët e ushtrisë turke.

81 objektiva (shënjestra) të parapërcaktuara janë goditur 294 herë me artileri dhe raketa shumëgrykëshe.

Ndërkohë që vazhdonte zjarri i artilerisë, janë goditur në shënjestër edhe 12 objektivat e planifikuar për tu bombarduar nga Forcat Ajrore.

Ndërsa me zjarrin e artilerisë dhe raketave u asgjësuan 70 objektiva.

Në operacionet ajrore që realizohen kundër objektivave të përcaktuara në zonën Keklixhe dhe Xherablus marrin pjesë edhe avionë luftarakë të tipit F-16 të Komandës së Forcave Ajrore të Turqisë.

2 avionë F-16 që ndodhen vazhdimisht në ajër godasin objektivat e sapopërcaktuara në terren.

Burimet ushtarake raportojnë se në kuadër të operacionit njësi me tanke kanë hyrë brenda territorit sirian. 

Planifikohet që me këtë operacion të pastrohet kufiri nga organizatat terroriste dhe të rritet siguria kufitare, njëherësh ti jepet përparësi dhe të mbështetet integriteti territorial i Sirisë.

Këto operacione të ushtrisë turke, e cila bën një përpjekje aktive në luftën kundër DAESH-it, japin kontribute të rëndësishme në aktivitetet që zhvillojnë forcat e koalicionit (ndërkombëtar) ndaj kësaj organizate terroriste.

Falë këtij operacioni synohet parandalimi i dyndjeve të reja të emigracionit, dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën civile të rajonit dhe pastrimin e rajonit nga elementët terroristë.

Nëpërmjet këtij operacioni synohet zhvillimi i një lufte aktive me organizatat terroriste që sulmojnë shtetin dhe popullin e Republikës së Turqisë, që masakrojnë qytetarët e pafajshëm si dhe vazhdimi i këtyre punimeve në lidhje me këtë çështje në bashkëpunim me shoqërinë ndërkombëtare dhe forcat e koalicionit (ndërkombëtar).

Në lidhje me këtë operacion janë bërë edhe angazhime diplomatike. Në kuadër të kësaj, për operacionin është informuar Rusia.

Ndërkaq që nga momenti i fillimit të operacionit shefi i shtabit të përgjithshëm gjeneralarmate Hulusi Akar, numri 2 i shtatmadhorisë gjeneral armate Ymit Dyndar (Ümit Dündar) janë të pranishëm në Qendrën e Forcave të Armatosura për Komandimit të Operacioneve në selinë e Shtabit të Përgjithshëm për të drejtuar dhe ndjekur ecurinë e operacionit. E njëjta gatishmëri vazhdon edhe në të gjitha qendrat operacionale të komandave të forcave.



Lajme të ngjashme