Kalin: Operacioni bëhet për të pastruar kufijtë e Turqisë nga terrori

Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën, bëri të ditur se operacioni ''Mburoja e Eufratit'' ndaj rajonit Xherablus realizohet me qëllim pastrimin e kufirit të Turqisë nga çdo lloj elementi terrorist, duke përfshirë edhe DAESH dhe PYD.

Kalin: Operacioni bëhet për të pastruar kufijtë e Turqisë nga terrori

Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın), operacionin që realizon ushtria turke (TSK) në zonën Xherablus (Jarabulus) të varur nga provinca Halep e Sirisë e vlerësoi përmes disa postimeve në llogarinë e tij në median sociale (Twitter).

"Qëllimi i operacionit në Xherablus është që kufiri i Turqisë të pastrohet nga çdo lloj elementi terrorist, duke përfshirë edhe DAESH-in dhe YPG-në. Qëndrueshmëria e Turqisë është e plotë. Do të merren të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë e kufijve të Turqisë dhe integritetin territorial të Sirisë", shkruan zëdhënësi i presidencës turke.



Lajme të ngjashme