Këshilli i Lartë Ushtarak nxjerr në pension 586 kolonelë

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë Ushtarak vendosi për nxjerrjen në pension të 586 kolonelëve (470 nga Forcat Tokësore, 71 nga Forcat Detare dhe 45 nga Forcat Ajrore turke).

Këshilli i Lartë Ushtarak nxjerr në pension 586 kolonelë

Janë publikuar vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak të Turqisë, qe u mblodh të martën, për të dytën herë brenda një muaji në historinë e Republikës.

Sipas vendimeve të Këshillit të Lartë Ushtarak, gjithsej 586 kolonelë do të nxirren në pension, nga të cilët 470 janë nga Komanda e Forcave Tokësore, 71 nga Komanda e Forcave Detare dhe 45 nga Komanda e Forcave Ajrore.

Duke filluar nga data 30 gusht 2016, rritet për dy vite kohëzgjatja e shërbimeve për 434 kolonelë, konkretisht për 372 kolonelë të Forcave Tokësore, 27 kolonelë të flotës dhe 35 nga Komanda e Forcave Ajrore, sipas të njëjtave vendimeve.

Në mbledhjen e Këshillit po ashtu u diskutuan edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura Turke.

Ndërkaq, sipas komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe nga Qendra e Informimit pranë Presidencës së Shtetit, bëhet e ditur se vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak janë miratuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Sipas një vendimi tjetër që doli nga mbledhja e Këshillit Suprem Ushtarak kohëzgjatja totale e shërbimit për oficerët nga 31 vite është reduktuar në 28 vite duke filluar nga data 30 gusht 2016 dhe kjo është bërë me synimin për të ulur në mënyrë graduale akumulimin e gradave madhore në ushtri.



Lajme të ngjashme