2 predha mortaje të hedhura nga Siria bien në Karkamis të Turqisë

Në nënprefekturën Karkamësh të Gaziantepit kanë rënë dy predha mortaje.

2 predha mortaje të hedhura nga Siria bien në Karkamis të Turqisë
Në anën turke të kufirit bien 2 predha të lëshuara nga Siria
Në anën turke të kufirit bien 2 predha të lëshuara nga Siria

2 predha mortaje që kanë bërë rikoshet nga përleshjet që rifilluan në orët e para të mëngjesit të sotëm ranë në oborrin e një pallati pranë një xhamie në lagjen Karshëjaka (Karşıyaka) të qytezës Karkamësh (Karkamış).  

Luftimet ndërmjet pjesëtarëve të organizatës terroriste DAESH dhe të Ushtrisë për Sirinë e Lirë vazhdojnë me ndërprerje që prej disa ditësh me qëllim marrjen e kontrollit të qytezës Xherablus, e varur nga provinca e Halepit.

2 predha mortaje që kanë bërë rikoshet nga përleshjet që rifilluan në orët e para të mëngjesit të sotëm ranë në oborrin e një pallati pranë një xhamie në lagjen Karshëjaka (Karşıyaka) të qytezës Karkamësh (Karkamış).  

Mësohet se predhat goditën telat elektrikë, në ngjarje nuk ka pasur humbje jetë njerëzish. Menjëherë pas ngjarjes forcat e sigurisë shkuan në vendngjarje dhe mbyllën hyrje-daljet e lagjes.

Qytetarët janë paralajmëruar të mos dalin jashtë nga banesat.

Përgjigja e ushtrisë turke ndaj këtyre 2 predhave ka qenë e shumëfishtë.



Lajme të ngjashme