Ushtria turke godet terroristët e pabesë

Artileria turke godet me zjarr të dendur pozicionet e PYD-së (zgjatimi i organizatës separatiste PKK në Siri) në veri të zonës së Menbixhit, e varur nga provinca e Halepit.

Ushtria turke godet terroristët e pabesë
Artileria turke godet pozicionet e terroristëve përtej kufirit
Artileria turke godet pozicionet e terroristëve përtej kufirit

Ushtria turke vazhdon të godasë me zjarr të dendur artilerie pozicionet e PYD-së (zgjatimi i organizatës separatiste PKK në Siri) në veri të zonës së Menbixhit, e varur nga provinca e Halepit, dhe objektivat e DAESH-it në Xherablus.

Forcat e Armatosura Turke godasin terroristët e pabesë.

Pozicionet e PYD-së (zgjatimi i organizatës separatiste PKK në Siri) në veri të zonës së Menbixhit, e varur nga provinca e Halepit goditen me zjarr të dendur artilerie.

Menbixhi është një nga qytezat me rëndësi kyçe jo vetëm për Sirinë, por për të gjithë rajonin.

Menbixhi ndodhet në perëndim të Lumit Eufrat dhe javën e kaluar kontrolli kaloi në duart e terroristëve të PYD-së.

Ndërkohë me zjarrin e obusëve “furtuna” vazhdon të goditen edhe pozicionet e DAESH-it, një organizatë tjetër gjakatare, në Xherablusin e varur nga Halepi.

Xherablusi ndodhet përballë nënprefekturës Karkamish (Karkamış) të Gaziantepit dhe predhat që lëshoheshin prej këtu në drejtim të Turqisë shkaktonin humbje jetë njerëzish dhe plagosje.



Lajme të ngjashme