Uebfaqe speciale për natën e 15 korrikut në Turqi

Autoritetet turke kanë ndërtuar një uebfaqe speciale, ku shpjegohet rezistenca e popullit turq, që pengoi tentativën e 15 korrikut për grusht shteti nga organizata terroriste guleniste (FETO) dhe i doli zot vullnetit kombëtar...

Uebfaqe speciale për natën e 15 korrikut në Turqi

Autoritetet turke kanë ndërtuar një uebfaqe speciale, ku shpjegohet rezistenca e popullit turq, që pengoi tentativën e 15 korrikut për grusht shteti nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) dhe i doli zot vullnetit kombëtar.

Në sitin e internetit www.15temmuzdirenisi.com(qëndresa e 15 korrikut) paraqitet roja e demokracisë dhe e vullnetit kombëtar, që popullit turk filloi të mbajë natën e tentativës për grusht shteti dhe e vazhdoi për rreth një muaj më pas në sheshet e rrugët e 81 rretheve të Turqisë.

Po ashtu, në këtë uebfaqe zënë vend edhe historitë e heronjve të rezistencës.

Dy nga kategoritë më pikante në këtë faqe interneti janë “Kahraman Şehitlerimiz(Dëshmorët Heronj), ku mund të ndiqet dokumentari për martirët e 15 korrikut; si dhe “Utanç Köşesi(Qoshja e Turpit), ku janë mbledhur reagimet e vendeve perëndimore ndaj tentativës për grusht shteti në Turqi.

Fundi i kësaj uebfaqeje i është kushtuar një videoje me mesazhin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me tentativën e dështuar të 15 korrikut për të rrëzuar rendin kushtetues në Turqi me puç ushtarak.



Lajme të ngjashme